KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë
Lajme

Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë

Kosova News
Kosova News 14:34 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e sigurimit në QKUK edhe sot kanë protestuar para Administratës Qendrore pas ndërprerjes së kontratave të punës.

Ata përmes kësaj proteste po kërkojnë garanci nga drejtoria e ShSKUK-së për kushte më të mira të punës si dhe po kërkojnë të kthehen nën menaxhim të QKUK-së.

Nga e mërkura e javës së kaluar hapësirat e QKUK-së po sigurohen nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kryetari i shoqatës sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani pas takimit me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se do të vazhdojnë protestën dhe të hyjnë në grevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Ne mbajtëm një takim me drejtorin për çështje tenderoze. Janë dy kompani që janë në sistem, tash OShP nuk po lejon as njërën as tjetrën, pa dhënë dorëheqje njëra për ri tender për të gjithë punëtorët që të nënshkruhen kontratat dhe për të veshur uniformën. Përndryshe ne vazhdojmë protestën edhe mund të hyjmë në grevë derisa të na realizohen kërkesat tona. Për kthimin në punë i bëmë pyetje drejtorit tha ‘unë nuk kam kurrfarë garancie sepse jam tjetër pozitë në drejtori’. Por, për kthimin e punëtorëve në punë do të bëjmë një takim me drejtorin, Osman Hajdari që nëse marrim një garanci që të kthehemi ne punëtorët në punë sot, ne po kthehemi në punë, por nëse nuk kthehemi ne jemi në protestë edhe do të fillojmë grevën derisa të realizohen kërkesat tona përmes drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari”, u shpreh ai.

Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve Privat, Jusuf Azemi ka kërkuar nga punëtorët tri ditë afat që të bëjnë presion tek organet kompetente.

“Tri ditë afat që të bëjmë presion në prokurimin publik të QKUK-së dhe në OShP, nëse e zgjidhin problemin, mirë, nëse nuk e zgjidhin problemin pas tri dite para OShP-së, është organ që mund të vendos brenda dite dhe ta zgjedhim këtë problem. Përndryshe nëse ne nuk bëjmë presion afati maksimal është që mund të na vonojnë dy muaj ditë… Ju lus, na jepni afat me kryetarin dhe me bashkëpunëtorët për tri ditë të shohim çfarë mund të bëjmë, nëse nuk mundemi të bëjmë ju thërrasim para OShP-së të shkojmë që t’i bëjmë të ulen këmbëkryq që me zgjedh këtë problem brenda dite”, tha ai.

Para se të nis takimi, kryetari i shoqatës sindikale, Hakif Sylejmani tha se po kërkojnë garanci me shkrim nga drejtoria.

“Kërkesa jonë sot është që të kërkojmë një garanci me shkrim prej drejtorit të QKUK-së, por morëm vesh që ka kaluar tenderi te drejtori i ShSKUK-së, na kërkojmë me shkrim prej drejtorit të ShSKUK-së që të gjithë këta punëtorë që kanë mbetur në rrugë pa kontratë, pa uniformë dhe kemi punuar që 27 vjet, dikush 15 vjet, pa marrë parasysh kemi punuar dhe me mbet në rrugë është një se di”, u shpreh ai.

Ai tha se po kërkojnë që si punëtorë të jenë nën menaxhimin e QKUK-së.

“Ne kërkojmë rrogën ta kemi dinjitoze, me i pas kushtet që ceken në kontratë edhe të na paguhen ato kushte. Tjetra, kemi kërkuar prej drejtorit të ShSKUK-së, kemi pasur takim të premten në orën 12:00 në këtë kohë, veç takim të brendshëm, edhe na ka thënë që ta presim sot deri në orën 12:00 që çfarë po mundemi të bëjmë. Kemi kërkuar prej dy drejtorëve, të gjithë këta punëtorë që jemi në QKUK edhe të punësuar në QKUK që unë për shembull jam i punësuar prej vitit 2008 të na kthejnë me shërbime të brendshme jo me kompani private me na shit për ditë, ne nuk jemi shtazë me na shit sot 200 euro, nesër po ja ndali, ne nuk jemi shtazë të shitemi në treg”, shtoi ai.

Shqetësimin për ndërprerjen e kontratave të punës e ka shprehur edhe punëtori, Fadil Haliti.

“Që pesë ditë na kanë lënë pa punë, asgjë nuk dimë, asgjë nuk ka të re. Dje njëri thotë hajdeni, njëri len takim, tjetri ashtu. Kena kredi, kemi gjëra, dikush varet vetëm prej kësaj page edhe jemi mbet kërkah hiç”, përfundoi ai.

Protestë ka pasur edhe para një jave ku punëtorët zhvilluan një takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Pas takimit, para medieve ai tha se OSHP-ja ka kërkuar nga QKUK-ja t’u ndërprehet kontrata punëtorëve me kompaninë e sigurimit.

Ai tha se si QKUK vetëm kanë respektuar këtë vendim të OSHP-së, derisa theksoi se tashmë janë në procedurë të negocimit për një kontratë të re./KosovaPress/

Gjithashtu lexoni:

Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?