KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasjet mes Kurtit e Ramës – Përfshihen Murati, Guri, Halimi dhe Mustafa me akuza ndaj njëri tjetrit
Politikë

Përplasjet mes Kurtit e Ramës – Përfshihen Murati, Guri, Halimi dhe Mustafa me akuza ndaj njëri tjetrit

Kosova News
Kosova News 14:03 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u përballën sot me njëri-tjetrin gjatë vendosjes së gurthemelit të çerdhes në Bardhosh.

Përplasjen e nisi i pari i Prishtinës Përparim Rama duke kërkuar nga kryeministri në detyrë që ta zhbllokon buxhetin e kryeqytetit, duke përmendur projektet e mëdha që sipas tij kanë ngecur për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

E Kurti iu kundërpërgjigj, duke e kritikuar Ramën për mënyrën si i cilësoi projektet dhe duke aluduar në humbjen e tij në zgjedhjet lokale, duke thënë se “, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.

E në këtë përplasje mes tyre janë përfshirë edheministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deputetët i LDK-së, Paris Guri dhe Besian Mustafa si dhe drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi përcjell KosovaNews.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati tha se opozita është fajtore që ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit.

“Për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore – pra buxhetet komunale janë miratuar në asambletë përkatëse tek pas votimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend dhe kësisoj ato buxhete ende nuk janë në fuqi. Njëra ndër këto komuna që është vonuar me miratim të buxhetit është edhe Prishtina”, ka shkruar Murati.

Murati tha se Rama duhet të ankohet tek partia e tij, LDK-ja e cila po vonon plotësimin e Ligjit të Buxhetit duke mos e votuar.

“Pra kur Përparim Rama kërkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur për ankesë është pikërisht partia e tij LDK, e cila duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e vonon edhe plotësimin e Ligjit të Buxhetit, për ta përfshirë edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës si pjesë përbërëse. Megjithatë, mos-hyrja në fuqi e Buxhetit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka ndalur Përparim Ramën dhe LDK-në që të nënshkruajnë kontrata milionëshe e të shpallin tenderë milionësh pa kurrfarë mbulese në stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kështu Ligjin për Financa Publike dhe atë të Prokurimit Publik”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave.

Ai ka theksuar se për këto shkelje, do të duhej qëmoti të ishte aktivizuar prokuroria, “por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga ana e tyre”.

Ndërkaq, Deputeti Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku i tha se Rama duhet të gjejë një punë tjetër në vjeshtë.

“Qështu i thojshin edhe para 4 vjete Përparimit, po i vetmi që e ka pas ndërru vendin e punës ka qenë Arben Vitia”, shkroi Guri, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, përkohësisht ishte bërë udhëheqës i një laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e cila e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

“Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz. Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme. Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur”, ka shkruar Halimi.

Nga ana tjetër, lidhur me rastin komentuar edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai reagoi ashpër ndaj kryeministrit Kurti për siç ka thënë ai qasjen e tij ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, transmeton KosovaNews.

Në një postim në Facebook, Mustafa e ka quajtur Kurtin “të papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, duke e akuzuar për sjellje me inat edhe në rastet kur kërkohet bashkëpunim për zhbllokimin e projekteve në kryeqytet.

Ai shton se kjo qasje ka qenë konstante gjatë gjithë karrierës së Kurtit, brenda dhe jashtë Kosovës.

“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë.
Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën.”, ka shkruar Mustafa në Facebook. / KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?