KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dua Lipa këndon “Hey Jude” të Beatles-ave në Liverpool, vazhdon traditën e këngëve nga artistët lokalë
Magazina

Dua Lipa këndon “Hey Jude” të Beatles-ave në Liverpool, vazhdon traditën e këngëve nga artistët lokalë

Kosova News
Kosova News 16:47 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dua Lipa po vazhdon fuqishëm turneun e saj botëror Radical Optimism, dhe ndalesa e radhës ishte plot emocion në Liverpool.

Në çdo qytet që viziton, këngëtarja shqiptare zgjedh të nderojë artistët vendas – qoftë duke kënduar një prej këngëve të tyre, apo duke ftuar ata vetë në skenë. Dhe në Liverpool, zgjedhja ishte thuajse e pashmangshme.

Në mbrëmjen e së mërkurës, para 60 mijë fansave në stadiumin Anfield, Dua u ndal për një moment dhe u shpreh: “Çdo natë në këtë turne kam kënduar një këngë të ndryshme nga një artist lokal. Dhe nuk mund të vija në Liverpool pa kënduar këtë këngë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas, ajo i dhuroi turmës një interpretim mbresëlënës të klasikës së pavdekshme të Beatles, “Hey Jude”. Video të publikuara në Instagram treguan gjithë stadiumin duke kënduar me të në kor fundin legjendar të këngës: “Na na na, hey Jude”.

Performanca e saj ishte më shumë se një homazh muzikor. Ishte një moment i veçantë për këngëtaren, e cila i tha turmës: “Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja të performoj këtu. Faleminderit që ma bëtë të mundur”.

Foto: Screenshot/YouTube

Dua ka një lidhje të veçantë me qytetin, pasi hiti i saj “One Kiss” është kthyer prej vitesh në një himn jozyrtar të klubit Liverpool FC. Ajo interpretoi edhe këtë këngë, duke ngritur entuziazmin e tifozëve në maksimum.

Turneu Radical Optimism do të vazhdojë me ndalesën e radhës këtë të premte në Dublin, Irlandë.

Gjithashtu lexoni:

Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski

Nga Peja në Hollywood: Hakon Ademi, aktori që po ngjit majat e suksesit dhe përfaqëson Kosovën me krenari

Filmi iranian “i paligjshëm” fitoi Palmën e Artë në Kanë: Regjisori ishte në burg, i ndaluar të xhironte për 20 vjet

Fituesi i Eurovisionit bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga konkursi: Është zhgënjyese që ende po merr pjesë

Gjermania kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse përjashtohet Izraeli

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?