KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skenar ‘makthi’ për Arne Slot – ylli i Liverpoolit ka vendosur të largohet nga klubi
Sport

Skenar ‘makthi’ për Arne Slot – ylli i Liverpoolit ka vendosur të largohet nga klubi

Kosova News
Kosova News 16:21 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një lojtar i Liverpoolit ka ‘vendosur të largohet’ pas zhgënjimit nga oferta e parë e kontratës së ofruar nga klubi. 

Liverpool ka bërë disa blerje të reja këtë verë, duke nënshkruar me Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez. 

Frimpong dhe Wirtz u bashkuan nga Bayer Leverkusen përkatësisht për 29.5 milionë euro dhe një shumë rekord për klubin prej 116 milionë eurosh, ndërsa transferimi i Kerkez u konfirmua të enjten për një shumë prej 40 milionë funtesh. 

Ata vazhdojnë të jenë aktivë në afatin kalimtar dhe u është dhënë drita e gjelbër për të tentuar transferimin e sulmuesit të Newcastle United, Alexander Isak. 

Por, krahas afrimeve të reja, priten edhe disa largime përpara fillimit të sezonit të ri, me Trent Alexander-Arnold që është larguar drejt Real Madridit. 

Dhe, sipas Football365, Ibrahima Konate është ‘gati’ të ndjekë gjurmët e ish-bashkëlojtarit të tij duke mos rinovuar kontratën dhe duke u larguar si lojtar i lirë. 

26-vjeçari thuhet se është i zhgënjyer me ofertën fillestare të Liverpoolit dhe dëshiron një sfidë të re, mes interesimit të shprehur nga disa klube evropiane, përfshirë Real Madridin. 

Bisedimet mes mbrojtësit dhe Liverpoolit raportohet se kanë ngecur, ndërsa drejtori sportiv, Richard Hughes, po përpiqet ta zgjidhë situatën e tij kontraktuale gjatë kësaj vere. 

Sipas një raporti të The Guardian, përfaqësuesit e Konates kanë kërkuar një rrogë bazë më të lartë, pasi oferta e Liverpoolit ishte e bazuar kryesisht në përmbushjen e objektivave të caktuara të performancës. 

Gjithashtu, bisedimet për një kontratë të re u shtynë për shkak të fokusit të Liverpoolit në rinovimet me Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, të cilët tashmë kanë nënshkruar kontrata të reja dyvjeçare. 

Mbetet për t’u parë nëse Liverpool do të arrijë ta bindë Konaten që të qëndrojë apo do të detyrohet ta shesë këtë verë për të përfituar nga një transferim. 

Mbrojtësi francez iu bashkua Liverpoolit nga Leipzigu për 36 milionë euro në verën e vitit 2021.

Gjithashtu lexoni:

Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona

Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin

Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve

U tha se Bayerni ka arritur marrëveshje me Woltemade, reagon drejtori i Stuttgartit dhe zbulon çmimin e lojtarit

Ronaldo “vishet me ar”! Kontrata e çmendur me Al Nasr, 550,000 euro paga ditore, aksione e avion privat

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?