Më herët gjatë ditës së djeshme (26 qershor), u përhap lajmi se Bayern Munich dhe Nick Woltemade kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare.
Sulmuesi i Stuttgartit ka tërhequr interesim nga klubet më të mira në Evropë, por duket se Bayern është klubi më i mundshëm për ta marrë atë.
Por, drejtori ekzekutiv i Stuttgartit, Alexander Wehrle, i ka hedhur poshtë të gjitha këto zëra, duke pretenduar se sulmuesi i tyre nuk do të largohet.
“Woltemade do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm. Pikë! Stuttgart gjithashtu nuk do ta shiste nën 60 milionë euro”, deklaroi Wehrle.
Sulmuesi 23-vjeçar ende luan për Gjermaninë në turneun Evropian nën 21 vjeç, ku është golashënuesi më i mirë me gjashtë gola.
Në garë për lojtarin janë edhe klube si, Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Inter