KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Politikë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kosova News
Kosova News 14:21 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se në kuadër memorandumit që kanë me Këshillin Kombëtar Shqiptar, do të ndajnë 626,400 euro për studentët e Luginës.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeevrisë u shpreh se kjo vjen si mbështetje për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar.

Tutje ai tha se “gjatë qeverisë sonë jemi siguruar që lidhja jonë dhe kujdesi për shqiptarët e Luginës, të jetë institucional dhe financiar. Ky vendim sot, është dëshmia e radhës”.

Ai po ashtu foli edhe për Samitin e 34-të i NATO-s që u mbajt në Hagë të Holandës.

“Ne e përshëndesim përfundimin e punimeve të këtij samiti si dhe vendimin unanim të vendeve anëtare të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Bruto Prodhimit Vendor. E vlerësojmë lart edhe rikonfimimin e vendeve anëtare për zotimin për mbrojtje kolektive që adresohet në Nenin 5 si një ndër parimet themelore të NATO-s. Gjithashtu, përshëndesim vendimin për mbajtjen e Samitit të 36-të të NATO-s në Tiranë, në Republikën e Shqipërisë, në vitin 2027”.

Siç u shpreh Kurti, Kosova është e palëkundur në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur dhe po vazhdon të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës, si dhe kontributin për sigurinë evropiane dhe më gjerë. E pikërisht sot Forcës së Sigurisë së Kosovës ia shtuam edhe 350 rekrutë të rinj, gjithsej 2700 pjesëtarë më shumë për ushtrinë tonë në këtë mandat”, tha ndër të tjera Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?