Avokati i njohur sportiv, Mo Pasricha, ka dhënë një pasqyrë të re rreth çështjes së Manchester Cityt, me kubin që është akuzuar nga Liga Premier për 115 shkelje të rregullave financiare gjatë periudhës 2009–2018.
Në një intervistë për talkSPORT, Pasricha u shpreh: “Pres vendimin para fillimit të sezonit. Duhet një seancë për vendimmarrje dhe një tjetër për sanksionet, prandaj procesi mund të zgjasë, sidomos nëse vendimi apelohet”.
Ai theksoi se për një rast me kaq shumë akuza dhe dokumentacion voluminoz, arbitrat duhet t’i shqyrtojnë të gjitha në mënyrë të drejtë dhe të plotë.
Pasricha paralajmëroi gjithashtu se apelimet mund ta shtyjnë procesin deri në sezonin 2025/26, duke krijuar një situatë të vështirë për të gjitha palët e përfshira.
Ish-këshilltari financiar i Cityt, Stefan Borson, tha se një vendim duhet të merret para fillimit të sezonit për të shmangur një “katastrofë komerciale dhe sportive”.
Nëse Manchester City shpallet fajtor, pasojat mund të jenë të mëdha: gjoba, zbritje pikësh ose deri te përjashtimi nga Liga Premier.