KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?
Politikë

Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?

Kosova News
Kosova News 10:20 -26/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të jenë më shumë se një garë për poste komunale, ato do të jenë një test i madh për lidershipin lokal, për besueshmërinë politike dhe për atë që qytetarët realisht presin nga kandidatët, në prag të një epoke të re sfidash ekonomike, urbane, sociale dhe digjitale.

Disa nga kryetarët aktualë të komunave kanë qenë në garën e fundit për zgjedhje parlamentare, dikush ka kaluar mirë e dikush më keq, andaj edhe testimi për ta do të jetë gjithashtu i rëndësishëm.

Përtej sloganeve, qytetarët duan zgjidhje. Për shembull, në Prishtinë njerëzit kërkojnë ajër të pastër, zgjidhje për problemin me mbeturinat, për kaosin urbanistik, tollovinë në trafik dhe më shumë gjelbërim. Në Prizren kërkohet ruajtje e identitetit kulturor përballë ndërtimeve të pakontrolluara, sidomos në zonat me trashëgimi historike dhe kulturore, si dhe shtim të shërbimeve publike në kohën kur shtohen edhe turistët.

Në Podujevë kërkohen veprime konkrete në arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera publike dhe më pak fjalë politike. Në këto komuna, por edhe në qytete si Ferizaj, Gjilan, Pejë apo Gjakovë, qytetarët nuk do të mjaftohen më me fjalë të bukura e premtime por me vepra konkrete.

Në këtë aspekt, çfarë i duhet një kandidati për të fituar?

Jo plane të gjata që vetëm duken bukur, por zgjidhje të qarta për problemet kryesore: trafikun, mbeturinat, transparencën dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale. Qytetarët nuk harrojnë premtimet e pambajtura dhe mosrealizimin e tyre. Kryetari i komunës nuk është një “supermen”, por udhëheqës i një ekipi që duhet të ketë përvojë menaxheriale dhe guxim për reforma. Njerëzit duan të shohin edhe përgjegjësit për zhvillimin ekonomik, për arsim, për shëndetësi, pra kush është ekipi që do të udhëheqë komunën.

Nuk mjafton kthimi te qytetarët vetëm një herë në katër vjet. Nevojitet komunikim i vazhdueshëm përmes mediave, takimeve në lagje, fshatra e platformave digjitale. Kandidati duhet të komunikojë shpesh, qartë dhe me përgjegjësi e jo vetëm për të marrë vota, por edhe për të dëgjuar. Kandidati që nuk e përmend transformimin digjital të shërbimeve publike, transparencën në kohë reale apo pjesëmarrjen të qytetarëve, nuk mund të jetë në hap me kohën. Në vitin 2025, nuk është vetëm çështje “trendi”, por nevojë.

Për fund, këto zgjedhje nuk do t’i fitojnë më ata që flasin më shumë, por ata që dëgjojnë më shumë. Nuk do t’i fitojnë ata që premtojnë shumë, por ata që guxojnë të ofrojnë ndryshime të matshme. Qytetari i vitit 2025 nuk është më ai i vitit 2021, është më i informuar, më kërkues dhe më i paduruar. Gara është e hapur. Por fitorja kërkon më shumë se një fushatë të mirë, kërkon lidership të fortë, ide të qarta dhe një qasje ndryshe ndaj shërbimit publik. Kërkon komunikim të mirë, duke shfrytëzuar mediat, rrjetet sociale dhe kanalet e tjera në mënyrë që të jesh sa më i qasshëm për qytetarin e publikun në përgjithësi/Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë

Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri

Mërgimtarët në pritje prej orësh në kufirin Kroaci-Serbi

Rrustemi: Presidenti dhe Qeveria janë procese të ndara, por mund të ndërlidhen nëse ka vullnet politik

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

Kosova News 26/06/2025 26/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?