KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael
Lajme

Armëpushim në Lindjen e Mesme, MPJD: Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi çdo kërkese nga qytetarët tanë në Izrael

Kosova News
Kosova News 12:21 -25/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditë më parë, Izraeli kishte filluar sulmet ajrore ndaj Iranit në një operacion të quajtur “Zgjimi i Luanit”. Në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndronte programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit.

Iranianët i janë kundërpërgjigjur sulmeve të shtetit hebre. Tashmë raportohet se në mesin e të vrarëve në radhët e iranianëve janë disa komandantë, shkencëtarë bërthamorë si dhe civilë.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është arritur armëpushimi Izrael-Iran. Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Situata në Lindjen e Mesme është përcjellur me vëmendje edhe në Kosovë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë deklaruar për Telegrafin se kanë përmbyllur me sukses evakuimin e disa qytetarëve të Kosovës nga Izraeli.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, ka përmbyllur me sukses, që në ditët e para të përshkallëzimit të situatës së sigurisë, evakuimin e disa qytetarëve të Republikës së Kosovës nga territori i Izraelit, përmes Jordanisë dhe Egjiptit.

Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael. MPJD shpreh mirënjohjen e saj të thellë për bashkëpunimin dhe lehtësimin e procesit nga ana e autoriteteve përkatëse të këtyre vendeve”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Po ashtu, MPJD thotë se po ndjek nga afër rastin e një shtetaseje të Kosovës që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin “Soroka” në qytetin Be’er Sheva, ku së fundmi është raportuar për një sulm.

“Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit të tyre sapo të krijohen kushtet përkatëse”, kanë deklaruar nga MPJD.

Nga MPJD po ashtu kanë pohuar se edhe një qytetar tjetër i Kosovës është aktualisht në proces të largimit nga Izraeli përmes Egjiptit, me mbështetjen e Ambasadës.

Gjithashtu, nga MPJD ritheksojnë se janë të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve të Kosovë, që gjenden në Izrael.

“Sipas të dhënave të fundit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, në territorin izraelit ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës, të cilët deri më tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim. Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet në gatishmëri të plotë dhe e angazhuar për t’iu përgjigjur çdo kërkese për ndihmë nga qytetarët tanë, duke koordinuar nga afër me autoritetet izraelite dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo mundësi të mëtejme evakuimi”, vijon përgjigja e MPJD-së.

Mes tjerash, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta.

Ndryshe, para disa ditësh, ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka folur ekskluzivisht për Telegrafin për operacionin ushtarak “Luani në Ngritje” të nisur nga Izraeli më 13 qershor, që sipas saj kishte për qëllim neutralizimin e kërcënimeve ekzistenciale nga Irani, përfshirë programin bërthamor dhe raketat balistike.

“Në orët e para të së premtes, më 13 qershor, Shteti i Izraelit nisi Operacionin “Luani në Ngritje”, ( Operation Rising Lion ) që synonte të neutralizonte kërcënimin ekzistencial dhe të menjëhershëm nga programet e armëve bërthamore dhe raketave balistike të Iranit. Ky operacion synon konkretisht objektet ushtarake dhe komponentët kritikë të programit të armëve bërthamore të Iranit, si dhe individët kryesorë të përfshirë në programin bërthamor. Sulmet janë gjithashtu kundër infrastrukturës së lidhur me programin e raketave balistike të Iranit, i cili përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetin e Izraelit. Në vitet e fundit, regjimi radikal iranian i është përkushtuar shkatërrimit të Shtetit të Izraelit, si një direktivë detyruese”, kishte deklaruar ajo.

Ajo kishte thënë se Izraeli do të vazhdojë të veprojë në Iran derisa programi bërthamor i Iranit të dëmtohet ndjeshëm. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Brahim Shatrolli emërohet komandant i Policisë në Lipjan

U largua nga shtëpia para gjashtë dite, policia në kërkim të një personi nga Prizreni

Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisë në Lipjan: Kam ofruar dorëheqje – nuk jam shkarkuar

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Kosova News 25/06/2025 25/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard
13:49 -10/07/2025
Gjermani, 19-vjeçarja e raportuar e zhdukur gjendet e mbyllur në një kuti druri
13:33 -10/07/2025
Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence
13:25 -10/07/2025
Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri
13:04 -10/07/2025
Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit
12:56 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?