KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania e Kosova nënshkruajnë Marrëveshjen mbi varret gjermane të luftës
Politikë

Gjermania e Kosova nënshkruajnë Marrëveshjen mbi varret gjermane të luftës

Kosova News
Kosova News 11:42 -11/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schëarz kanë nënshkruar marrëveshjen gjermano-kosovare mbi varret gjermane të luftës në Republikën e Kosovës.

Me këtë marrëveshje e cila është arritur dje, synohet të vendoset një rregullim përfundimtar për varret gjermane të luftës që ndodhen në territorin sovran të Republikës së Kosovës dhe të sigurohet ruajtja dhe mirëmbajtja e këtyre varreve në mënyrë të denjë dhe sipas dispozitave të së drejtës humanitare ndërkombëtare në fuqi.

Për të arritur këtë Republika Federale e Gjermanisë, ndër tjerash e ka mundësinë të mirëmbajë varret gjermane të luftës dhe varrezat gjermane të luftës në Republikën e Kosovës me shpenzimet e veta, t’i përqendrojë në një vend varret e të vdekurve gjermanë të luftës dhe të realizojë zhvarrosjen dhe zhvendosjen e nevojshme për këtë, si dhe të ndërtojë përmendore në një formë të thjeshtë dhe të denjë në vendet e këtyre varrezave, në të cilat zhvarrosja e të vdekurve gjermanë nuk është më i mundur.

Më mënyrë përkrahëse, Republika e Kosovës zotohet, ndër tjerash për mbrojtjen e varreve gjermane të luftës dhe garantimin e prehjes së përhershme për të vdekurit gjermanë të luftës në territorin e saj sovran, si dhe për lënien në dispozicion pa shpenzime të trojeve që shërbejnë si varreza gjermane të luftës.

- Reklamë -

Me zbatimin e detyrave do të ngarkohet Lidhja kombëtare për ruajtjen e varreve gjermane të luftës (Volksbund), së cilës Republika e Kosovës i siguron mbështetje gjithpërfshirëse gjatë realizimit.

Lidhur me këtë, Sekretari i Përgjithshëm i Volksbund-it deklaroi: „Jemi të lumtur që puna jonë në Kosovë tashmë ka marrë një formë kontraktuale dhe mund të fillojë. Ne kemi njoftime të hapura për rreth 900 vendvarrime, të cilat do t’i shqyrtojmë në muajt dhe vitet në vijim. Për këto operacione ne e kemi trajnuar personelin tonë. Aktualisht jemi njoftuar për gjetje të eshtrave në një vend afër Stanovcit që do ta ekzaminojmë. Me anë të kësaj bëhet e mundur  që më shumë se 75 vjet pas lufëts të sqarojmë identitetin e të vdekurve dhe t’i njoftojmë familjet lidhur me fatin e tyre. Ky vërtetë është një zhvillim i mirë për të ardhmen.“

Pas nënshkrimit, marrëveshja tani i nënshtrohet procedurave përkatësse kombëtare për ratifikim.

Ambasadori Rohde falënderoi Ministren Gërvalla-Schëarz për nënshkrimin e marrëveshjes, duke e vlerësuar atë si vetëm një tjetër hap drejt forcimit të marrëdhënieve kosovaro-gjermane.

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Kosova News 11/08/2022 11/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?