KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Protestë kundër keqmenaxhimit të parasë për qentë endacakë: “Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”
Lajme

Protestë kundër keqmenaxhimit të parasë për qentë endacakë: “Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”

Kosova News
Kosova News 12:46 -20/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizoi protestë kundër, siç u tha, keqmenaxhimit të parasë publike dhe qasjes së paligjshme të Komunës së Prishtinës ndaj trajtimit të qenve endacakë.

Me moton “Kjo s’është dashni, por tregti – Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”, protestuesit marshuan paqësisht nga sheshi “Skënderbeu” deri te objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës.

Në protestë u kërkua respektim i plotë i ligjeve dhe standardeve për strehimin e qenve, ndalimi i projekteve që, sipas tyre, devijojnë fonde publike pa dhënë zgjidhje të qëndrueshme si dhe përfshirje reale të shoqërisë civile dhe komunitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave për trajtimin e kafshëve të pastreha.

Drejtoresha e Fondacionit, Elza Ramadani, në një deklaratë publike para Komunës së Prishtinës, tha përmes kësaj proteste janë duke kërkuar llogari që paraja publike nuk është lojë dhe qentë endacakë nuk janë numra, por janë qenie që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.

Ajo theksoi se trajtimi i qenve endacakë nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, jashtë ligjeve dhe pa përfshirje të qytetarëve.

“Të gjithë ne pajtohemi që qentë endacakë nuk duhet të mbeten në rrugë, pasi përveç rrezikut për qytetarët edhe vetë qentë janë viktima të abuzimit dhe neglizhencës. Por, për të arritur te një zgjidhje e vërtetë duhen masa të menduara mirë, të qëndrueshme dhe që adresojnë rrënjën e problemit, jo vetëm pasojat. Komuna e Prishtinës po vepron në mënyrë të njëanshme, duke strehuar qentë jashtë standardeve ligjore, pa transparencë dhe pa përfshirje qytetare. Kjo nuk është zgjidhje. Është thellim i problemit. Komuna po merret me simptomat, jo me burimin e problemit. Ne nuk do të heshtim përballë keqmenaxhimit dhe shkeljes së ligjit!”, tha ajo.

Ramadani shpalosi edhe kërkesat konkrete të protestuesve:1. Sterilizim/kastrim masiv, për të ulur numrin e qenve në rrugë;2. Vetëdijesim dhe mbështetje për familjet që mbajnë qen, që ata të mos braktisen dhe të sterilizohen;3. Vetëdijesim të qytetarëve, për të ulur frikën dhe për t’i përfshirë në zgjidhjen e problemit;4. Strehimore që respektojnë ligjin dhe mirëqenien e kafshëve;5. Politika të bazuara në të dhëna, jo në improvizime;6. Përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në çdo vendim që prek kafshët e pambrojtura.

“Nuk duam projekte të rreme, duam zgjidhje reale! Zëri ynë sot është zëri i secilit qen të braktisur, i secilit qytetar që kërkon drejtësi dhe siguri dhe i një shoqërie që refuzon indiferencën”, tha Ramadani

Gjithashtu lexoni:

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Kosova News 20/06/2025 20/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?