KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A do të ketë LVV kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt?
Politikë

A do të ketë LVV kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt?

Kosova News
Kosova News 16:02 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor dhe partitë politike kanë filluar të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike disa prej kandidatëve të saj nëpër komuna, ndërsa në ato ku ka qeverisur më parë, po vazhdon me të njëjtët kandidatë.

Në lidhje me komunën e Skenderajt, kryetari i degës së VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani, ka konfirmuar se partia do të ketë kandidat për kryetar.

“Po, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë kandidat. Jemi në diskutime për emrin, por ende nuk kemi marrë një vendim përfundimtar”, deklaroi ai.

Mehani ka komentuar gjithashtu qeverisjen katërvjeçare të kryetarit aktual të Skenderajt, Fadil Nura, duke shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e tij. Ai përmendi disa çështje si, sipas tij, blerja e një pent-house personal nga kryetari, dëmtimi i parkut “Idriz Rreci” dhe dhënia e pronës publike për ndërtime në mënyrë të kundërligjshme.

Sa i përket mundësisë që Sami Lushtaku të rikandidojë për kryetar, Mehani u shpreh skeptik: “Sami Lushtaku nuk do të jetë kandidat, sepse nuk guxon. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam parë ndonjë dokument të nënshkruar nga ai. Zakonisht ai i përdor të tjerët për interesa të tij”.

Ai përmendi edhe rastin e ish-drejtorit të inspektoratit, Valon Haliti, i cili është dënuar nga gjykata me një vit e gjysmë burg, duke e lidhur atë me ndikimin e Lushtakut.

Në fund, Mehani ka komentuar edhe dorëheqjen e nënkryetarit të degës së VV-së në Skenderaj, Xhevat Nebihu. Ai tha se qëndrimi i Nebihut ishte i qartë dhe i qëndrueshëm, duke mohuar se dorëheqja kishte të bënte me pakënaqësi ndaj VV-së.

“Nënkryetari Nebihu ka shprehur qëndrimin e tij në një njoftim publik, ku ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar mendje dhe se nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike. Ai ka rezistuar ndaj çfarëdo presioni apo joshjeje, të cilat nuk kanë ardhur nga Vetëvendosje, por nga subjekte të tjera. E falënderoj për kontributin e tij dhe besoj se edhe jashtë strukturave do të vazhdojë të kontribuojë për të mirën e vendit”, tha Mehani.

Xhevat Nebihu, i cili kishte kandiduar dhe ishte më i votuari në listën e VV-së për asamblenë komunale në zgjedhjet e kaluara, deklaroi publikisht se prej kohësh kishte menduar largimin nga politika. Në shkrimin e tij ai theksoi se nuk ka pasur dëshirë të jetë pjesë e ndonjë partie dhe se ishte anëtarësuar në VV me nxitjen e disa kolegëve të respektuar, me qëllim që të kontribuonte për të mirën publike.

Sipas tij, vendimi për të mos qenë më pjesë e asnjë subjekti politik është marrë me bindje të plotë dhe përputhet me parimet familjare dhe personale që ai ndjek.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Vetëvendosje nuk pati kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt, por mbështeti kandidaturën e Bekim Jasharit./lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit
23:01 -18/06/2025
Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?