Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit në një telefonatë të re sot.
Këtë e ka bërë të ditur ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
Ushakov tha se Putin dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe se të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në diskutime mbi programin bërthamor të Iranit, shkruan skynews.
Ushakov u citua gjithashtu të ketë thënë se Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën.
Siç raportohet, të dy presidentët folën për rreth 50 minuta.
Biseda përshkruhet si kuptimplotë dhe e dobishme.