KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore
Politikë

Kurti mori pjesë në shënimin e 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore

Kosova News
Kosova News 17:04 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të 40-vjetorit të Kishës Protestante Ungjillore ” Bashkësia e Popullit të Zotit”.

Ai me këtë rast tha se Kisha Protestante ka qenë një zë i paqes shoqërore, i dinjitetit njerëzor dhe shërbimit popullor për të mirën e përbashkët.

“Veprimtaria e rrugëtimit të kësaj Kishe është dëshmi e një rrugëtimi shpirtëror, qytetar dhe njerëzor të bashkësisë së besimtarëve, të cilët me përkushtim e modesti i kanë shërbyer Zotit dhe komunitetit”, tha Kurti.
Si shtylla themelore të vendit, Kurti përmendi diversitetin kulturor dhe fetar për të cilat tha se përbëjnë një ndër pasuritë kryesore të shtetit tonë gjithëpërfshirës dhe demokratik.

“Bashkëjetesa dhe respekti ndërfetar janë vlera që i ruajmë dhe kultivojmë me krenari”, tha Kurti,

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri në detyrë tha se angazhimi i komunitetit protestant në nxitjen e dialogut, edukimit, shërbimeve sociale dhe ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë, është shembull që meriton vlerësim.

“E në veçanti, këtu do të kisha theksuar rolin për arsimin, sepse të gjithë e dimë që Gjerasim Qiriazi, ka qenë mësimdhënës në shkollën shqipe në Korçë, në vitet 1887, dhe kjo traditë e kontributit për arsimin shqip është jetike për kombin tonë, sepse shqiptarët, para së gjithash, e mbi të gjitha, janë komb i gjuhës, e arsimi është institucionalizimi i kombit, si komb i gjuhës. E në këtë përvjetor jubilar, të nderuar të pranishëm, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin tuaj të çmuar për vendin tonë. Uroj që ky përvjetor të jetë një pikë reflektimi dhe besimi për të ecur përpara dhe së bashku,” përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm
14:08 -15/06/2025
Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë
14:03 -15/06/2025
Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet
13:50 -15/06/2025
Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time
13:12 -15/06/2025
Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë
13:10 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?