KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni
Politikë

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni

Kosova News
Kosova News 14:09 -10/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht për në Japoni ku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale.

“Gjatë vizitës zyrtare në Tokio, presidentja Osmani do të pritet në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Presidentja poashtu do të ketë takim bilateral me kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, ku do të diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Japonisë. Përgjatë vizitës zyrtare, Presidentja do të ketë takim edhe me kryetarin e Parlamentit, Fukushiro Nukaga”, thuhet në njoftim.

Përveç vizitës në Tokio, gjatë qëndrimit në Japoni, presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore Expo 2025 në Osaka.

Në hapjen zyrtare të Ditës së Kosovës në Osaka, Presidentja Osmani do të pritet nga ministri Naoki Okada, përgjegjës për Expo Osaka 2025. Ajo do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, si dhe do ta vizitojë Pavijonin e Kosovës.

Ceremonia e hapjes zyrtare të Ditës së Kosovës do të përcillet po ashtu me një koncert të veçantë nga Filharmonia e Kosovës.

Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të udhëheqë gjithashtu takimin biznesor në Tokio, së ashku me një delegacion të përbërë nga përfaqësues të bizneseve nga Kosova, si dhe në prezencë të bizneseve nga Japonia. 

në njoftim thuhet se ky takim synon promovimin e mundësive për investime japoneze në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Gjithashtu, presidentja Osmani do të takohet me Tanaka Akihiko, kryetar i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë zhvillimor me Japoninë. Si pjesë e agjendës së saj zyrtare në Tokio, presidentja Osmani poashtu do ketë një diskutim me studentë të Sophia University si dhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë për synim afirmimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Bislimi takon ambasadorin e ri të Italisë, diskutojnë për integrim evropian

Bislimi akuzon Petkoviqin për dezinformim pas takimit në Bruksel

Presidentja Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: “Liria na bashkon – sot dhe përherë”

Kosova News 10/06/2025 10/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
21:01 -12/06/2025
Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit
20:38 -12/06/2025
Nënë e bir nga Kosova humbin jetën në Kanada
20:32 -12/06/2025
Emigrantët që do të sillen në Kosovë planifikohet të paguhen 120 euro në muaj
20:04 -12/06/2025
Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme
19:38 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?