KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përditësimet e vlerave të futbollistëve, Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë
Sport

Përditësimet e vlerave të futbollistëve, Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë

Kosova News
Kosova News 15:18 -09/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të vlefshëm në botë, sipas përditësimit më të fundit nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt.

Vlera e tij në treg është ngjitur në 200 milionë euro, një shifër rekord për një lojtar vetëm 17-vjeçar.

Yamal kryeson listën si lojtari më i shtrenjtë jo vetëm në La Liga, por edhe në nivel global, duke vendosur një standard të ri për talentët e rinj në futbollin modern.

Në sezonin 2024/25, ai realizoi 18 gola dhe 25 asistime në 55 ndeshje në të gjitha garat, duke qenë faktori kryesor në suksesin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.

Katalanasit fituan La Ligën dhe Kupën e Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan nga Interi në mënyrë dramatike. Megjithatë, performancat e Yamalit bënë që vlera e tij të rritej me 11.1 për qind.

“Yamal është një lojtar spektakolar që vazhdon të magjepsë tifozët me stilin e tij unik,” tha eksperti i Transfermarkt, Blaseio. Ai shtoi se rinovimi i kontratës deri në vitin 2031 e konfirmon si boshtin e së ardhmes te Barça.

Edhe lojtarë të tjerë të klubit katalanas kanë përjetuar rritje të ndjeshme në vlerë: Pedri është ngjitur në 140 milionë euro, Raphinha në 90 milionë, ndërsa Pau Cubarsí ka arritur në 80 milionë euro.

Dominimi i Yamalit në skenën evropiane në një moshë kaq të re dëshmon se Barcelona ka në duar një nga asetet më të vlefshme të futbollit botëror për të ardhmen

Gjithashtu lexoni:

Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani

Duka përkujton Vokrrin: Ishte një mik i rrallë dhe simbol i futbollit në Kosovë

Publikohet formacioni i Kosovës ndaj Komoreve, shumë ndryshime nga Foda

Ylli i Liverpoolit paralajmëron largimin për shkak të mungesës së minutave

E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd

Kosova News 09/06/2025 09/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?