KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Malisheva me “inovacione”: Gropat në rrugë po shndërrohen në liqene për peshkim
Lajme

Malisheva me “inovacione”: Gropat në rrugë po shndërrohen në liqene për peshkim

Kosova News
Kosova News 13:37 -09/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e Malishevës kanë hasur në një pamje të pazakontë në rrugët e qytetit – gropa të mëdha të mbushura me ujë, të cilat pas reshjeve të fundit janë kthyer në “liqene të përkohshme”.

Ajo që ka filluar si një problem serioz infrastrukturor, tani po shndërrohet në temë të diskutimeve me ngjyrime satirike në opinionin publik, shkruan KosovaNews.

Në një reagim të ironizuar, asambleisti i Kuvendit Komunal të Malishevës, Valon Krasniqi nga Partia Guxo, ka publikuar një video dhe koment ku përshkruan situatën me tone humoristike, duke thënë se gropat tashmë po përdoren për peshkim.

“Falë gropave të thella që zbukurojnë rrugët tona, tani mund të shijojmë kënaqësinë e peshkimit piktoresk mes asfaltit. Kush do ta kishte menduar se një ditë do të shihnim peshkatarë duke hedhur grepat e tyre në ‘liqenet’ e reja të Malishevës?”, shkruan Krasniqi.

Ai vazhdoi duke e cilësuar këtë si një “inovacion të vërtetë”, ndërsa ironizoi më tej duke thënë:

“Malisheva – vendi ku gropat e rrugës janë kthyer në oqean. Peshkimi është bërë sport kombëtar!”

Ky reagim pasqyron zhgënjimin e qytetarëve për mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për neglizhencën institucionale në mirëmbajtjen e rrugëve publike. Ndërkohë që qytetarët përballen me vështirësi në lëvizje dhe dëme në automjete, duket se reagimet zyrtare mbeten të pakta.

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Kosova News 09/06/2025 09/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?