KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Totaj publikon agjendën për festat e qershorit, fton publikun për pjesëmarrje
Lajme

Totaj publikon agjendën për festat e qershorit, fton publikun për pjesëmarrje

Kosova News
Kosova News 10:20 -09/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të festave të qershorit.

Sipas tij për përvjetorin e 147-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që shënohet me 10 qershor dhe për Ditën e Çlirimit të Prizrenit që shënohet me 12 qershor, Komuna e Prizrenit ka organizuar aktivitete të ndryshme që zhvillohen për t’i nderuar këto ngjarje të rëndësishme historike.

“Me rastin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve kulturore dhe artistike që do të organizohen nga Komuna e Prizrenit”, është shprehur Totaj në rrjetet sociale, duke shpalosur edhe agjendën e aktiviteteve për festat e qershorit.

Aktivitetet sipas kryetarit të Prizrenit nisin me 9 qershor në mbrëmje me shfaqjen “Komedia e zezë” në  Teatrin “Bekim Fehmiu”.

Më 10 qershor nga ora 11 në kompleksin muzeal shënohet 147-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në orët e pasdites, mbahet manifestimi letrar “Ditët e Lidhjes”, në “Sheshin e Lidhjes”, raporton Telegrafi.

Në mbrëmje organizohet koncerti festiv me mysafirin Kastriot Tusha, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Ndërkaq shënimi i Ditës së Çlirimit të Prizrenit më 12 qershor nis me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, vazhdon me seancën solemne të Kuvendit të Komunës, me akademinë e OVL e UÇK-së në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, si dhe koncertin e SHKA-ve me këngë dhe valle.

Në mbrëmje organizohet koncerti festiv me mysafiren Eli Fara në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Kosova News 09/06/2025 09/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?