KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
Politikë

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News
Kosova News 12:01 -07/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë në detyrë dhe kandidatja e mazhorancës për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të reagojë sa më parë lidhur me ngërçin institucional. Ajo theksoi se për shkak të ndjeshmërisë dhe urgjencës së situatës, është e domosdoshme që Kushtetuesja ta japë fjalën e saj për të mundësuar zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Haxhiu ka akuzuar opozitën për mungesë vullneti në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe ka refuzuar idenë për formimin e një qeverie tranzitore.

“Që nga 1 maji ka nisur propozimi për kryesuesin e seancës konstituive, por ka pasur disa dështime me votim të hapur”, deklaroi Haxhiu, duke shtuar se në asnjë seancë nuk është parë vullneti i opozitës për të kontribuar në këtë proces.

Ajo ka kërkuar reagim të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese, duke e konsideruar situatën si urgjente dhe të ndjeshme.Sa i përket ftesës së Presidentes për takime me liderët politikë, Haxhiu theksoi se janë të hapur për pjesëmarrje, edhe pse nuk kanë marrë ende ftesë zyrtare.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për konstituimin e Kuvendit, por kjo është edhe përgjegjësi e opozitës. Kurse formimi i qeverisë mbetet në përgjegjësi të LVV-së dhe partnerëve Guxo e Alternativa”, shtoi ajo.

Haxhiu kundërshtoi fuqishëm idenë e një qeverie tranzitore, të propozuar nga kryetari i LDK-së.“Pse të ketë qeveri të tranzicionit kur qytetarët kanë folur qartë më 9 shkurt? Propozime të tilla janë goditje ndaj vullnetit të popullit dhe nuk kanë mbështetjen e LVV-së”,tha ajo.

Mes tjerash Haxhiu ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime me Nismën Socialdemokrate dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë që mund të kontribuojnë në zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe më pas në votimin e qeverisë së re.
 

Gjithashtu lexoni:

Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Kosova News 07/06/2025 07/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?