KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ ndryshon rregulloren e regjistrimit dhe votimit nga diaspora
Lajme

KQZ ndryshon rregulloren e regjistrimit dhe votimit nga diaspora

Kosova News
Kosova News 19:25 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar plotësim-ndryshimin e Rregullores Zgjedhore sa i përket regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës.

Ndryshimi i parë ka të bëjnë mbi regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, ku të njëjtit tani e tutje duhet që regjistrimin ta bëjnë me fotografi në kohë reale përmes platformës së KQZ-së.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me dërgimin e fletëvotimit përmes postës te secili mërgimtar që regjistrohen për të votuar dhe jo shkarkimi i tyre përmes platformës elektronike.

Megjithëse këto ndryshime u thanë se përmbajnë kosto më të lartë buxhetore, u theksua se e njëjta do të rrisë integritetin e procesit zgjedhor.

Kjo rregullore do të vlejë edhe për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që ato do të mbahen.

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, tha se nevoja e plotësim-ndryshimit të kësaj rregulloreje është ngritur si pasojë e dilemave në lidhje me integritetin e procesit zgjedhor jashtë vendit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Duke marrë parasysh të gjitha dyshimet dhe dilemat e ngritura në lidhje me integritetin e procesit zgjedhor jashtë vendit, si anëtarë të KQZ-së kemi ardhur në konkluzione se kjo procedurë duhet të ndryshohet. Po flasim për procedurën e regjistrimit jashtë Kosovës dhe votimit të këtyre që regjistrohen si votues jashtë Kosovës. Një ka të bëjë me procesin e regjistrimit të votuesve jashtë vendit. Regjistrimi tash e tutje do të bëhet me fotografi me kohë reale. Asnjë qytetar nuk mundet të ngarkojë një fotografi të bërë para 3-4 muajsh, por do të mundësohet përmes platformës që të bëhet në kohë reale bashkë me letërnjoftimin në dorë. Po ashtu një ndryshim tjetër është dërgimi i fletëvotimeve me postë të secili qytetarë që jeton jashtë Kosovës. Përmes shërbimit postar që do të kontraktohet nga KQZ-ja do të mundësohet që personi që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës do t’i shkojë fletëvotimi përkatës bashkë me zarfin kthyes kudo që jeton. Këto janë dy ndryshimet që janë bërë në kuadër të kësaj rregullore”, tha ai.

Këtë rregullore e mirëpriti edhe anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, pavarësisht se kjo do të ketë një kosto më të lartë buxhetore.

“Këto ndryshime përveç përmirësime në procedura dhe transparencë të procesit nuk duhet harruar edhe koston. Në bazë të planifikimit, kostoja do të jetë më e lartë, kurse një kosto më e saktë që pastaj do të jetë subjekt i diskutimit do të ndodh më pasur”, tha ai.

Pavarësisht kostos së kësaj rregullore, nevojën e miratimit të saj e theksoi anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

“Është një bazë e mirë dhe e fortë që e rrit integritetin e procesit zgjedhor në tërësi dhe mbrojtjes së votës individuale të njerëzve që votojnë jashtë vendit. Kjo ndoshta do të sjellë një kosto më të lartë, por mendoj se nuk duhet të kemi diskrecionin që të kufizohemi nga kostoja në dëmtim të procesit zgjedhor”, deklaroi Nitaj.

Edhe anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Samiti Hamiti, tha se kjo rregullore do të rritë integritetin e procesit zgjedhor.

“Ka pasur dy qëllime. Një që askujt mos t’i hiqet e drejta për të votuar, por duke rritur integritetin”, tha ai.

Dilema për zbatimin e kësaj rregullore nga ana e sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, ngriti kryetari i këtij institucioni Kreshnik Radoniqi, i cili edhe abstenoi në votimin e rregullores.

“Në raport me Sekretariatin, a keni diskutuar se sa do të mund të përgatiten me të gjitha këto procedura dhe ndryshime, në mënyrë që kjo procedurë të mos dështojë në fund. Ndryshimet e propozuara, përveçse janë të kushtueshme, aq edhe janë të realizueshme. E kuptoj ruajtjen e integritetit, po ashtu mënyrën sesi ka shkuar procesi i kaluar dhe kuptoj nevojën për ta ndryshuar (rregulloren). Por, ndryshimi i propozuar, a do të jetë i realizueshëm lehtë apo vështirë?”, tha ai.

Besnik Buzhala nga Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor, tha se atyre iu mbetet implementimi i kësaj rregulloreje.

“Ne i kemi shprehur në takim dhe i mbetet Sekretariatit të bëjë përpjekje maksimale për të implementuar këtë rregullore në procesin zgjedhor”, theksoi Buzhala.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?