Manchester City ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të majtë algjerian, Rayan Ait-Nouri, nga Wolverhampton Wanderers, për një shifër prej rreth 40 milionë eurosh.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Rayan Ait-Nouri te Manchester City, ja ku shkojmë! Marrëveshja mes klubeve u finalizua sot për një total prej 40 milionë eurosh”.
Sipas raportimit, 23-vjeçari ka pranuar projektin e Manchester Cityt që në fillim të kësaj jave, dhe testet mjekësore janë planifikuar të zhvillohen të shtunën, më 7 qershor 2025.
Ait-Nouri, i cili ka shkëlqyer te Wolves me 157 paraqitje dhe 12 gola e asistime këtë sezon, pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolës, veçanërisht përpara pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube.
Ky transferim vjen në një moment kyç për Manchester Cityn, që po synon të forcojë mbrojtjen dhe të rikthehet në majat e futbollit evropian pas një sezoni me sfida.
Ndërkohë, Wolves përballet me një verë të vështirë, pasi humb edhe një tjetër lojtar kyç, Matheus Cunha, i cili u transferua te Manchester United.