KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
Sport

“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:41 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të parë pas 21 vitesh të ekzistencës së tyre, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit ndaj Serbisë.

Kësaj radhe, arsyeja qëndron, sipas deklaratës, tek vetë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilën ata e akuzojnë për përjashtim të qëllimshëm dhe favorizim të interesave private.

Në thelb të reagimit të tyre është kundërshtimi ndaj mënyrës së shpërndarjes së biletave, të cilën e quajnë “farsë” dhe një “short të rremë”. 

Sipas TKZ, ky sistem nuk ishte as transparent dhe as gjithëpërfshirës, por i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe për të ushqyer pazaret që, sipas tyre, janë bërë të zakonshme.

Për më tepër, TKZ vë në dukje edhe koston tepër të lartë të biletave, që shkon nga 150 deri në 1000 euro, çka sipas tyre e kthen futbollin nga një aktivitet popullor në një ngjarje ekskluzive për të pasurit.

“Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten dhe dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor”, thuhej në reagimin e TKZ-së. 

Kjo situatë, sipas tyre, reflekton politikën përjashtuese të FSHF-së.

Ky vendim i TKZ shënon një moment kritik në marrëdhënien e tifozëve me institucionin më të lartë të futbollit shqiptar

Gjithashtu lexoni:

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve

Pensionohet një nga boksierët më të mirë të shekullit të 21-të

E gjithë Evropa sytë nga sensacioni i ri i futbollit – Romano konfirmon se po i bashkohet Real Madridit

Interi zgjedh një ish-lojtar për trajner të ri

Formacionet zyrtare: Spanja dhe Franca startojnë me më të mirët në dispozicion

KosovaNewss 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?