KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro
Lajme

Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro

Kosova News
Kosova News 15:54 -02/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik.

Handikos në një komunikatë për media të hënën ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vonesat në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse edhe pse thonë se procesi është mbështetur me vendime konkrete institucionale dhe buxhet të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Për vite me radhë, HANDIKOS, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka punuar në hartimin dhe miratimin e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 11/2022, i cili përcakton listën dhe llojet e pajisjeve ndihmëse që do të ofrohen falas për personat me aftësi të kufizuara. Ky akt nënligjor bazohet në Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara përmes ofrimit të pajisjeve për lëvizje, parandalim dhe asistim”, thuhet në njoftim.

Handikos ka shtuar se aprovimit të këtij udhëzimi i ka paraprirë shpallja e vitit 2022 si Viti i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës. Në kuadër të këtij përkushtimi, shton kjo organizatë, Qeveria kishte ndarë 6.4 milionë euro për furnizimin me pajisje ndihmëse, me planifikim që ky investim të realizohej brenda dy viteve. Për zbatimin e këtij procesi është përgjegjës Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i cili ka nënshkruar kontratë për furnizimin me pajisje, prej të cilave një numër i madh tashmë ndodhen nëpër depot e klinikave të SHSKUK-së.

“Megjithatë, ka kaluar gati një vit që nga ardhja e këtyre pajisjeve, dhe ato ende nuk janë shpërndarë te përfituesit. Si HANDIKOS, që nga fillimi kemi monitoruar procesin dhe kohë pas kohe kemi kërkuar informacione dhe sqarime zyrtare rreth vonesave që po bëhen, por deri më tani nuk na është kthyer asnjë përgjigje konkrete”, thuhet tutje në reagim.

Handikos vlerëson se veçanërisht shqetësues është fakti se një pjesë e këtyre pajisjeve kanë afat të kufizuar përdorimi, dhe ekziston rreziku që ato të dëmtohen ose të bëhen të papërdorshme nëse nuk shpërndahen në kohë. Sipas tyre, kjo situatë jo vetëm që përbën humbje të investimit publik, por edhe përkeqëson më tej gjendjen e personave me aftësi të kufizuara, të cilët i kanë të domosdoshme këto pajisje për përfshirje dhe funksionim të pavarur në jetën e përditshme

Gjithashtu lexoni:

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

Biznesmen për Serbinë, kriminel për Kosovën, në listën e zezë për SHBA-në

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

KQZ ndryshon rregulloren e regjistrimit dhe votimit nga diaspora

Eksperti i Sigurisë: AKI ndër më profesionistet në rajon, rasti i agjentit Vlajiq e dëshmon këtë

Kosova News 02/06/2025 02/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë
22:27 -05/06/2025
Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?