KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zhbllokimi i krizës politike, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Zhbllokimi i krizës politike, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 12:19 -01/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sytë dhe veshët janë drejtuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Institucioni më i lartë juridik në vend shihet si drita në fund të tunelit për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. 

Partitë politike deklarojnë se janë në pritje të vendimmarrjes nga Kushtetuesja lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit. 

Pas 24 dështimeve radhazi për t’i zgjedhur trupat e Kuvendit, në shoqërinë civile, thonë se një aktgjykim sa më i shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Megjithatë, në Gjykatën Kushtetuese thonë se janë ende duke shqyrtuar lëndën, e cila është dorëzuar nga dhjetë deputetë të AAK-së, PDK-së dhe LDK-së, më 12 maj.

Kuvendi edhe katër muaj pas zgjedhjeve, nuk është konstituar. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Që nga 1 maji, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që votimi i kandidates së saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të bëhet me votim të fshehtë, pasi e njëjta ka dështuar të zgjidhet në këtë pozitë me votim të hapur gjashtë herë.

Deputetja e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, Jeta Statovci, thotë se votim i fshehtë për kryeparlamentarin vetëm sa do të forconte demokracinë. 

Andaj sipas saj është urgjente që kushtetuesja të merr një vendim sa më shpejt. 

Optimist se Gjykata Kushtetuese mund t’i japë drejtim bllokadës në Kuvend, është edhe deputeti PDK-së, Ferat Shala, i cili shton se si parti do ta respektojnë çdo vendim që do të marrë ajo.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur për KosovaPress, se është në proces shqyrtimi të kërkesës së AAK-së. 

Në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) shprehen skeptikë për një vendim të shpejtë të Gjykatës në lidhje me situatën në Kuvend. Hulumtuesi Vullnet Bugaqku thotë se, për marrjen e një vendimi, Gjykata ka afat 60 ditë nga momenti i dorëzimit të kërkesës dhe se, përveç komenteve, ajo pritet të trajtojë edhe vlerësimin e Komisionit të Venecias.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet 24 herë me radhë, ndërsa aktualisht ngërçi ka mbetur te formimi i Komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje

Presidentja Osmani përfundon konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale nuk caktohet sot

Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare

PDK thotë se arrestimet në aksionin “Qielli i Thyer”, tregojnë lidhjet e krimit me VV-në

Kosova News 01/06/2025 01/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

“Rruga e narkotikëve”, dosja e operacionit policor “Qielli i thyer”
17:29 -04/06/2025
Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge
17:24 -04/06/2025
Aksioni i Prokurorisë në Prizren, 17 të arrestuar dhe makineri të sekuestruara për degradimin e Drinit të Bardhë
17:20 -04/06/2025
Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje
17:09 -04/06/2025
Arrestohet një zyrtar i stafit civil policor për ngacmim seksual ndaj një të miture
16:48 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?