KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ: S’ka ndryshuar mënyra e votimit në zgjedhje të kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale
Politikë

Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ: S’ka ndryshuar mënyra e votimit në zgjedhje të kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale

Kosova News
Kosova News 10:31 -31/05/2025
Shpërndaje
xr:d:DAFRctJW6WM:16,j:40455749615,t:22110911
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së shpejti pritet të shpallë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Rregullat e Zgjedhjeve Lokale për mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të komunave dhe asamblistëve të kuvendeve komunale, kanë mbetur të njëjta, si në zgjedhjet e viteve të kaluara.

Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi Ligji për Zgjedhjet Lokale i vitit 2008 nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në intervistë për Ekonomia Online, tha se mënyra e plotësimit të fletëvotimit për zgjedhjen e kryetarit të një komune mbetet e pandryshuar dhe po ashtu edhe për asamblistë të kuvendeve komunale.

“Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore, ashtu siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, prandaj disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara. Por, ka edhe çështje që kanë qenë të rregulluara vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe që do të vlejnë edhe për Zgjedhjet Lokale”, tha Elezi.

Ai shpjegoi se si zgjidhet kryetari i një komune dhe si duhet të plotësohet fletëvotimi nga ana e votuesve.

“Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Komunës është e njëjtë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50 për qind, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës”, tha Elezi.

Sipas tij, e pandryshuar ka mbetur edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për kuvendet komunale, ku votuesi do të ketë të drejtë të votojë vetëm për një subjekt politik si dhe të përzgjedh një kandidat për asamblist nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik.

“Edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për Kuvende Komunale ka mbetur e njëjtë, si në zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, në anën e majtë të fletëvotimit votuesi voton vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, vota për subjektin e politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë apo bartësin e listës të atij subjekti politik”, tha për EO, Elezi

Gjithashtu lexoni:

Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Kosova News 31/05/2025 31/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Qytetari nga Kaçaniku gjen një granatë, lajmëron Policinë
11:12 -03/06/2025
Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni
11:07 -03/06/2025
FSHF-ja shtyn afatin e përzgjedhjes së shikuesve për ndeshjen Shqipëri-Serbi
10:56 -03/06/2025
“Golden Sabre 2025” – mbi 600 pjesëtarë nga institucionet e sigurisë bëhen bashkë në ushtrimin për menaxhimin e krizave
10:51 -03/06/2025
Operacion policor në tri rajone kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike
10:44 -03/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?