KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: VV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë
Politikë

Bislimi: VV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë

Kosova News
Kosova News 10:03 -30/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka krizë qeveritare, por pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të kuvendit.

Këto komente ai i bëri në një intervistë për Deutsche Wellen, gjatë qëndrimit të tij në Aachen të Gjermanisë, ku po merr pjesë në aktivitete politike ku ndodhet edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas Bislimit, situata aktuale nuk përfaqëson një krizë të qeverisjes, pasi qeveria është ende funksionale dhe në pritje të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Ai fajësoi partitë opozitare për mosvotimin e kryetares së propozuar të kuvendit, Albulena Haxhiu, pas 23 tentimeve të pasuksesshme për ta zgjedhur atë.

“Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë, por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit”, ka thënë Bislimi.

I pyetur për partnerët e mundshëm për tejkalimin e këtij bllokimi, Bislimi theksoi se kuvendi ka 120 deputetë dhe të gjithë kanë përgjegjësi të marrin pjesë në konstituim.

“Tashti kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.

Ai theksoi se LVV-ja ka përmbushur detyrimet e saj, duke paraqitur kandidaturën dhe alternativa të ndryshme, përfshirë propozime për ndryshimin e metodës së votimit që janë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pret qeverinë e re që do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, ka shtuar Bislimi.

“(VV-ja) Ka paraqitur disa propozime dhe alternativa, duke filluar nga konsultimet e deri tek propozimi për ndryshimin e metodës së votimit, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Por opozita ka refuzuar deri tani propozimet e LVV”, ka thënë ndër të tjera Bislimi.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 30/05/2025 30/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?