KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNj kërkon ndërtimin e një spitali për të burgosur brenda SHKK-së
Siguri

KMDLNj kërkon ndërtimin e një spitali për të burgosur brenda SHKK-së

Kosova News
Kosova News 13:17 -10/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin për vdekjen e dy të burgosurve brenda një afati të shkurtër kohorë deri sa ata kanë qenë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Andaj ky këshill ka kërkuar që të ndërtohet një spital për të burgosur brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“KMDLNj -ë e vlerëson Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për angazhimin dhe intervenimin e shpejtë në të dy rastet, atij të Bajram Shala dhe Bojan Filiq të cilat për shkak të natyrës së rëndë kanë përfunduar me fatalitet. KMDLNj-ë shpreh shqetësim që për shkak të burokracisë tenderuese e që, për pasojë furnizimi me barëra nuk është në nivelin e kënaqshëm.

KMDLNj ri aktualizon kërkesën e domosdoshmërisë së ndërtimit të një Spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës që do të plotësonte nevojat shëndetësore, si për të burgosurit ashtu edhe për stafin korrektues. KMDLNj-ë kërkon nga MD dhe MSh  të gjejnë mënyrën dhe mundësinë që për të gjithë të burgosurit të bëhet një kontroll sistematike shëndetësore, së paku një herë në vit ndërsa për grupet me shëndet të cenuar këto kontrolle duhet të bëhen më shpesh”.

Komunikata e plotë:

Sipas informatave të KMDLNj-së, brenda një afati të shkurtër kohor kanë vdekur dy të burgosur që kanë qenë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Me datë 06.08.2022 në orën 14:54 në QKUK ka vdekur Bajram Shala i cili ishte nën kujdes intensiv, pas heqjes së tumorit ku ishte shtrirë nga data 30 korrik 2022 pasi ishte transferuar nga SP i Pejës.

Me datë 07.08.2022 në orën 00:55 në SP e Gjilanit ka vdekur i burgosuri Bojan Filiq i nacionalitetit serb nga Q.P në Gjilan si pasojë e sulmit në tru. Bojan Filiq gjatë pranimit nuk ka deklaruar se vuan nga ndonjë sëmundje dhe nuk ka qenë duke marrë fare terapi. Më 06.08.2022 rreth orës 22:00 ishte informuar infermieri në detyrë nga oficerët korrektues se i burgosuri Bojan Filiq nuk ndjehet mirë. Pasi ishte vizituar nga infermieri ishte dërguar në ambulancën e burgut dhe në ora 22:20 ka pasur rënie të sheniave (pulsit) pas së cilës është ftuar mjeku i Q.P në Gjilan  që i ka ofruar terapi me të cilën disponua kjo njësi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është kërkuar ndihmë nga Emergjenca e  qytetit dhe është dërguar në S.P e Gjilanit në ora 22:45. Gjatë kësaj kohe janë bërë përpjekjet të dërgohet në QKUK -ë mirëpo përkundër përpjekjeve përmes reanimimit dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është bërë e pamundur të transferohet në QKUK dhe në ora 00:55 është konstatuar vdekja.

KMDLNj -ë është i shqetësuar për vdekjet e dy të burgosurve dhe pret rezultatet e autopsisë pas së cilave do të kërkojë hetimin e rasteve për të eliminuar dyshimet për shkakun e vdekjes dhe nëse dëshmohet çfarëdo lloj përgjegjësie e personave zyrtarë do të kërkojë ndërmarrjen e masave ndaj tyre.

KMDLNj -ë e vlerëson Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për angazhimin dhe intervenimin e shpejtë në të dy rastet, atij të Bajram Shala dhe Bojan Filiq të cilat për shkak të natyrës së rëndë kanë përfunduar me fatalitet. KMDLNj-ë shpreh shqetësim që për shkak të burokracisë tenderuese e që, për pasojë furnizimi me barëra nuk është në nivelin e kënaqshëm.

KMDLNj-ë riaktualizon kërkesën e domosdoshmërisë së ndërtimit të një Spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës që do të plotësonte nevojat shëndetësore, si për të burgosurit ashtu edhe për stafin korrektues. KMDLNj-ë kërkon nga MD dhe MSh  të gjejnë mënyrën dhe mundësinë që për të gjithë të burgosurit të bëhet një kontrollë sistematike shëndetësore, së paku një herë në vit ndërsa për grupet me shëndet të cenuar këto kontrolla duhet të bëhen më shpesh.

KMDLNj -ë vlerëson se në burgjet e Kosovës janë, së paku 45 raste me sëmundje të rëndë dhe me probleme të shëndetit mendor e që kërkojnë trajtim përkatës.

KMDLNj -ë kërkon që stafi shëndetësor të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve të përkrahet më shumë në aspektin material e sidomos me atë profesional duke ndarë një stimulim shtesë për kuadrot deficitare  profesionale që punojnë aty si dhe për stafin tjetër.

KMDLNj -ë shpreh  ngushëllime të sinqerta familjeve të burgosurve që kanë vdekur si të privuar nga liria; Bajram Shala dhe Bojan Filiq.

Gjithashtu lexoni:

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Kosova News 10/08/2022 10/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?