KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuzat e pushtetit pas intervistimit të Pecit, konsiderohen sulm ndaj sistemit të drejtësisë
Lajme

Akuzat e pushtetit pas intervistimit të Pecit, konsiderohen sulm ndaj sistemit të drejtësisë

Kosova News
Kosova News 17:04 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulm brutal dhe i papranueshëm po konsiderohen reagimet e zyrtarëve qeveritarë karshi sistemit prokurorial pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci dhe bastisjeve në këtë ministri dhe disa agjenci vartëse.

Ministri në detyrë Peci është intervistuar dje nga Prokuroria Speciale e Kosovës si i dyshuar lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Pas tij u intervistua edhe kryeshefi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Bekim Hoxha.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj tha se reagimet e tilla që vijnë nga pushteti ekzekutiv janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe cenojnë besimin e qytetarëve në këtë sistem.

Jakaj për KosovaPress thotë se fakti që shumë lehtë mund të etiketohen prokurorët, është e rrezikshme dhe e dëmshme që ata ta kryejnë punën me integritet dhe pavarësi.

Sulm brutal ndaj pavarësisë së institucionit të Prokurorit të Shtetit, akuzat e pushtetit karshi prokurorit Admir Shala dhe gjithë sistemit prokurorial i quan edhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas Bugaqkut ndërhyrjet e tilla nënkuptojnë se gjykatat dhe prokuroritë nuk janë të pavarura.
Nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kanë thënë se me shqetësim ka përcjellë reagimet publike të bëra së fundmi nga përfaqësues të subjektit politik GUXO dhe nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës “pas veprimeve procedurale të ndërmarra nga Prokuroria Speciale në rastin që përfshin intervistimin e një zyrtari të lartë në cilësinë e të dyshuarit”.

“Në mënyrë të veçantë, Shoqata e konsideron të papranueshme gjuhën denigruese dhe akuzat publike të drejtuara ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, si dhe ndaj prokurorit të çështjes, Admir Shala, për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në reagim.

Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve publikë që të respektojnë pavarësinë institucionale të sistemit prokurorial, dhe “të përmbahen nga deklaratat që përbëjnë presion të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj punës së prokurorëve”.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zhvilloi të martën bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.
Prokurori i rastit, Admir Shala tha më njëzeteshtatë maj se Prokuroria Speciale ka nisur një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci u intervistua si i dyshuar. Më pas pati reagime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë.

Donika Gërvalla, ministre e Jashtme në detyrë dhe bashkëkryetare e GUXO tha intervistimi i Pecit ishte “inskenim i gërditshëm” nga kryeprokurori Isufaj.
Përveç Gërvallës, edhe vetë GUXO lëshoi një deklaratë duke ngritur dyshime për “paanshmërinë e hetimeve”. Në mbështetje të Faton Pecit doli edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?