KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova ka humbur mbi 9% të popullsisë që nga viti 2011, komuna e Rahovecit ka pësuar rënie prej më shumë se 14 mijë banorësh
Ekonomi

Kosova ka humbur mbi 9% të popullsisë që nga viti 2011, komuna e Rahovecit ka pësuar rënie prej më shumë se 14 mijë banorësh

Kosova News
Kosova News 15:46 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zhvillimet më të fundit demografike tregojnë për një tkurrje alarmante të popullsisë në Kosovë, me humbje të ndjeshme në lindshmëri, rritje të ndjeshme të emigrimit dhe plakje të shpejtë të strukturës së popullsisë – fenomene këto të theksuara veçanërisht në komunën e Rahovecit.

Këto konstatime u prezantuan në debatin tematik të organizuar sot në Prishtinë, nga Forumi Anadrini (FARDI) në bashkëpunim me Kolegjin “Pjetër Budi”, nën drejtimin e ish guvernatorit të BQK, njëherësh  edhe profesor Hashim Rexhepit, me temën:

“Të dhënat demografike dhe socio-ekonomike në mes dy regjistrimeve të popullsisë 2011–2024, në Kosovë dhe në komunën e Rahovecit.”

Të dhënat e prezantuara treguan se Kosova ka humbur mbi 9% të popullsisë që nga viti 2011, ndërsa komuna e Rahovecit ka pësuar rënie prej më shumë se 14,000 banorësh, duke ndikuar në ekonominë lokale, numrin e nxënësve në shkolla, tregun e punës dhe strukturën institucionale.

Dr. Sami Behrami, demograf i njohur, vuri theksin në rrezikun e një krize të thellë demografike në dekadën e ardhshme nëse nuk ndërmerren masa të shpejta dhe efektive. Ai kërkoi politika të qëndrueshme për rritjen e lindshmërisë dhe kontrollin e emigrimit, duke e cilësuar këtë si çështje kombëtare të sigurisë dhe zhvillimit.

“Në periudhen në mes dy regjistrimeve (2011/2024), ngjarje të rëndësishme për zhvillimet demografike: 1. Emigrimet , posaçërisht e vitit 2014 dhe 2015 2. Pandemia COVID 19 Proceset demografik -elementet më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm,- analizën e çështjeve të zhvillimit duke i hulumtuar.”, ka thënë mes tjerash Behrami.

z. Idriz Shala, ekspert nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), theksoi se Rahoveci përballet me një tkurrje të dukshme të ekonomive familjare, rënie të dendësisë së popullsisë dhe ulje të nivelit të urbanizimit, ndërsa z. Ilir Berisha nënvizoi mungesën e diversifikimit ekonomik dhe sfidat me infrastrukturën në zonat rurale.

Takimi u hap nga Prof. Qerim Kadiri, kryetar i FARDI-t, dhe Prof. ass. dr. Sabri Klaiqi, rektor i Kolegjit “Pjetër Budi”, që theksuan rëndësinë e adresimit të sfidave të këtilla kritike për të ardhmen e vendit.

Debati përfundoi me thirrjet e drejtpërdrejta për hartimin e strategjive të mençura dhe ndërsektoriale, që përfshijnë zhvillimin ekonomik, arsimor dhe social, për të frenuar rrëshqitjen drejt zbrazjes demografike në vend, veçanërisht në komunat që po shpopullohen me shpejtësi.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Luksemburgu drejt marrëveshjes së re 50 milionëshe

Ministrja Rizvanolli reagon ndaj raportimit të Kallxo.com: Janë marrë vetëm fjalët që irritojnë qytetarët

KEK-u dhe KOSTT-i arrijnë marrëveshje për furnizim me energji elektrike

Rizvanolli: ZRrE raportoi se 6 furnizues të energjisë janë aktiv dhe 5 tashmë kanë dhënë oferta për biznese – numri i licencave për furnizim ka shkuar në 21

Në ballë të bllokadave kundër liberalizimit të tregut të energjisë vendosen kamionët e “Devolli Coorporation” (Video)

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
17° _ 16°
66%
4 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë
19:23 -30/05/2025
Prokuroria kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit për vrasje shkaku i konfliktit në komunikacion
18:54 -30/05/2025
Kurti takon delegacionin e Kongresit amerikan dhe Atlantic Council
18:29 -30/05/2025
Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kryesore për stabilitet afatgjatë
18:16 -30/05/2025
Rama: Shqipëria pozicionohet fuqishëm në hartën globale të inovacionit
18:13 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?