KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mirëpriti alpinisten Uta Ibrahimi me rastin e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës
Lajme

Kurti mirëpriti alpinisten Uta Ibrahimi me rastin e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës

Kosova News
Kosova News 13:34 -27/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Ballkonin e Hapur të qeverisë gruan e parë shqiptare, e cila ka shënuar histori në alpinizmin ndërkombëtar, duke ngjitur 14 majat më të larta të botës, alpinisten Uta Ibrahimi.

Kurti e cilësoi atë sinonim të lartësive, jo vetëm lartësive të majave që i ka ngjitur, por edhe të virtyteve që ajo përfaqëson. Ekspeditën e saj, me synimin për të ngjitur 14 malet më të larta të botës, Uta e filloi në maj të vitit 2017 me ngjitjen e Everestit – 8,848 metra lartësi dhe e finalizoi me ngjitjen e fundit, të 14-n me radhë, në Kanchenjunga.

“116,294 metra është lartësia totale e 14 majave që i ka ngjitur Uta… kjo është 13 herë më lart se vet mali Everest… e diku rreth 10 herë më lart se lartësia mesatare e një aeroplani të zakonshëm pasagjerësh në fluturim. Është prej atyre gjërave që mund t’i mendojmë por disi jo edhe t’i imagjinojmë, që duken krejt të pabesueshme sikur të mos dukej dëshmia e gjallë – njeriu që e bëri, Uta, e cila është sot këtu, mes nesh… mbi 116 mijë herë e përmbushur dhe krenare”, u shpreh Kurti.

Ai tha se Uta është shembulli që u flet të gjithëve, por veçanërisht të rinjve dhe vajzave tona, me mesazhin që ëndrrat nuk janë asnjëherë shumë të mëdha kur ke guxim për majat dhe besim në vete.

“Përmes teje Uta, Kosova ka qenë në K2, në Annapurna, në Makalu e deri në Kanchenjunga. Ke qenë atje ku stuhia nuk të fal, ku ajri nuk mjafton, ku temperatura nuk premton, por ku për njerëzit sikur ti – vullneti është më i fortë se cilido gur e shkëmb dhe nuk ka maje që nuk arrihet. Me dy flamuj në shpinë, që i ke bartë brenda çantës në krah e brenda zemrës në kraharor, së bashku me të gjithë vendin prej nga vjen”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut

Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe korrupsionit

Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

Shënohet Dita Botërore kundër Duhanit

Moti sot, i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kosova News 27/05/2025 27/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
17° _ 16°
66%
4 km/h
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Milani kërkon nga Theo Hernandez të gjejë një klub të ri
23:05 -30/05/2025
Macron: Rreziku më i madh është ndarja e botës midis SHBA-së dhe Kinës
23:00 -30/05/2025
Osmani: Kosova dhe Kroacia janë të bashkuara nga një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe angazhim i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe
22:47 -30/05/2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Leposaviq
22:14 -30/05/2025
Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut
21:45 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?