Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar, për propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për RTKlive se dëshirojmë ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste.
“Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, tha ai.
Ndryshe sot në mediat britanike është raportuar se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e migrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar.