Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga e hëna do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve në disa Akademi Ushtarake.
Konkurs, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, do të ketë për Akademinë Ushtarake- Qendra për Studime Universitare, për Akademinë Ushtarake Tokësore dhe Mjekësore në Republikën e Turqisë, atë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për Akademinë Ushtarake e Republikës së Kroacisë e Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ata kanë bërë të ditur se ky konkurs do të jetë i hapur për aplikim nga data 2 qershor deri më 16 qershor të këtij viti.
Lexo po ashtu: