Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar për mbajtjen e ankandit të shtatë të letrave me vlerë për këtë vit.
Sipas njoftimit, organizimi do të mbahet më 2 qershor. “Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro”, vazhdon njoftimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria ka bërë thirrje për kontaktim të njërës nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.