Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” vazhdojnë edhe sot grevën para objektit të Komunës së Prishtinës.
Në shenjë pakënaqësie, ata kanë parkuar kamionët e punës përpara ndërtesës së komunës.
Sipas punëtorëve, greva ka për qëllim sigurimin e pagave më të larta, përmirësimin e kushteve të punës dhe furnizimin e rregullt me derivate për mjetet e punës.