Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka vazhduar me planin operativ “Motoçikleta 2025” i cili ka filluar më 15 maj, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar 30 gjoba për vozitësit shkaku i mungesës së dokumentacioneve, ndërkohë janë konfiskuar dhjetë motoçikleta.
“Veç me datë 20 dhe 21 maj 2025 janë shqiptuar 30 gjoba dhe janë konfiskuar 10 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.