KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” hyjnë në grevë, alivanoset një punëtor
Lajme

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” hyjnë në grevë, alivanoset një punëtor

Kosova News
Kosova News 11:07 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale “Pastrimi” kanë hyrë në grevë para objektit të Komunës së Prishtinës, të cilët kërkojnë siç thonë ata borxhin prej 2.7 milionë euro. Ata paralajmërojnë se do të qëndrojnë në grevë 24 orë para objektit të Komunës se Prishtinës derisa të realziohen kërkesat e tyre.

Punëtorët e kësaj kompanie në shenjë pakënaqësie kanë parkuar edhe kamionët pran kësaj komune.

Në këtë grevë, një punëtorë është alivanosur teksa po qëndronte pranë komunës.

Kryetari i sindikatës së kësaj kompanie, Ardian Krasniqi në një bisedë me nënkryetarin e komunës, Shkëmb Manaj kërkoi që t’u kthehet borxhi prej 2.7 milionë eurosh.

Borxhin nga janari deri tash, për me mundur ne me operua. Kërkesat janë shumë të qarta, nuk është vetëm një kontratë t’ua jap dhe shkoni tek shtëpia”, tha Krasniqi.

Ndërsa, punonjësi i kësaj kompanie, Fatmir Sopi tha se greva do të vazhdoj deri t’u plotësohen kërkesat e tyre.
E Halim Ruhani u shpreh se kërkojnë vetëm paratë e tyre nga komuna, për të vazhduar punën kompania, sipas tij.

Në një ballafaqim me punëtorët ishte nënkryetari i komunës se Prishtinës, Shkëmb Manaj i cili u tha se do të merren masa dhe punëtorët nuk do të mbesin pa punë.

Nga Komuna e Prishtinës nuk dëshiruan qe të prononcohen për media por kanë dërguar një komunikatë për media.

Në këtë komunikatë thuhet se greva e punëtorëve është e panevojshme dhe politike.
Sipas tyre komuna ka nënshkruar kontratën me kompaninë regjionale të pastrimit në vlerë prej 1.5 milionë euro dhe se presin që të nënshkruhet nga ana e tyre.

“Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë. Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet. Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet”, u tha në komunikatë.
Përveç grevës së punëtorëve të ndërmarrjes, të njëjtit si shenjë greve kanë parkuar kamionët e tyre para objektit të Komunës së Prishtinës duke bllokuar komunikacionin.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla takon kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Limaj: Kosova do ta ketë së shpejti shumicën parlamentare për tejkalimin e krizës

Kallas: BE gati të mbështesë Kosovën, liderët politikë ta kenë prioritet të ardhmen e vendi

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i

Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Liberalizimi pa rregulla dëmton bizneset, DhTIK nis betejën ligjore kundër ZRRE-së
19:03 -22/05/2025
Gërvalla takon kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas
18:57 -22/05/2025
Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin
18:30 -22/05/2025
Bashkim Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, takon homologun shqiptar
18:26 -22/05/2025
Modriç do të largohet nga Real Madridi
18:23 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?