KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ballkani Perëndimor pa emisar gjerman, çfarë efekti do të ketë për Kosovën?
Politikë

Ballkani Perëndimor pa emisar gjerman, çfarë efekti do të ketë për Kosovën?

Kosova News
Kosova News 12:39 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mëdyshjet se mos është stepur pak Gjermania nga angazhimi ndaj çështjeve që e prekin rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ardhjen e kancelarit Friedrich Merz, u ngritën pas shfuqizimit të vendimit të vitit 2022 për postin e emisarit gjerman për këtë pjesë të Evropës.

Nga ky vendim u prek drejtpërdrejt Manuel Sarrazin, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër që e mbajti këtë pozicion për tre vjet, e që vitin e fundit u përmend shpesh për qasjen e tij ndaj ndalesës së importit të mallrave që vijnë nga Serbia, por në përgjithësi, rreth 25 zyrtarë të tjerë në vende të ndryshme humbën pozitat e tyre, pas shfuqizimit të disa vendimeve nga kabineti federal gjerman.

Kjo lëvizje ngrit pyetjen thelbësore: Çfarë efekti do të ketë kjo për Kosovën dhe proceset e saj të rëndësishme politike, veçanërisht në kuadër të marrëdhënieve me Serbinë? Duke qenë se Gjermania ka qenë prej kohësh një nga faktorët kyç në vendimmarrjet strategjike që ndikojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, një reduktim i angazhimit të saj mund të krijojë boshllëqe në negociata dhe të ndikojë në dinamikat e dialogut mes dy vendeve.

Në këtë kontekst është thelbësore të vlerësohet nëse kjo lëvizje është një strategji për riformatim të politikës gjermane në rajon apo një sinjal i mundshëm për një ulje të përqendrimit dhe prioritetit ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në kërkim të kësaj përgjigje, Ambasada Gjermane në Kosovë tha se vendimi i kabinetit federal për të shfuqizuar disa komisionerë dhe koordinatorë ndikon gjithashtu në Zyrën e të Dërguarit Special të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, të themeluar në vitin 2022.

Mirëpo, sipas Ambasadës, “duke ecur përpara”, përgjegjësitë e mbikëqyrura më parë nga i Dërguari Special do të integrohen në divizionet përkatëse brenda Ministrisë së Jashtme Federale. Poashtu, sipas Ambasadës, pavarësisht këtij ndryshimi strukturor, Ministria Federale e Jashtme në Berlin do të vazhdojë të punojë ngushtë, intensivisht dhe në mënyrë konstruktive me partnerët e saj.

“Në veçanti, Ambasada jonë në Prishtinë, së bashku me të tjerët në Ballkanin Perëndimor, mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të çuar përpara këto përpjekje në të gjitha fushat përkatëse”, shkruan në përgjigjen e Ambasadës gjermane për KALLXO.com.

Çfarë nënkupton mungesa e emisarit gjerman?

Johanna Deimel, eksperte e lartë për Ballkanin Perëndimor/Evropën Juglindore ka përshtypjen se arsyeja për largimin e këtij posti është se së bashku me përfaqësuesin e posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor janë shfuqizuar edhe 26 pozita të ngjashme.

Në këndvështrimin e Deimel, largimi i postit të emisarit për Ballkanin Perëndimor nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në vetë dialogun Kosovë-Serbi, meqenëse është në dorën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, të punojë me të dyja palët – i mbështetur, sigurisht, nga Brukseli, Berlini, Parisi dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, “si dhe shpresoj ende në mënyrë konstruktive nga SHBA”.

“QUINT-i është po aq i rëndësishëm këtu”, tha ajo. QUINT-i përbëhet nga SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia.

Ajo përmendi faktin që Manuel Sarrazin ka qenë gjithashtu shumë i qartë publikisht ndaj Prishtinës gjatë Procesit të Berlinit në tetor të vitit të kaluar, kur bëhej fjalë për arritjen e një marrëveshjeje për zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Albin Kurti refuzonte për një kohë të gjatë të hiqte ndalimin e importit për mallrat serbe.

Sipas saj, nëse do të jetë sërish e nevojshme të ndërhyhet ndaj Beogradit apo Prishtinës si pjesë e Procesit të Berlinit, këtë detyrë do ta kryejnë aktorë të tjerë, si për shembull, këtë vit, Britania e Madhe do të jetë nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit.

Ambasada gjermane theksoi se Gjermania mbetet një avokate e fortë e procesit të pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përforcuar përkushtimin e saj ndaj të ardhmes së tyre evropiane.

“Bashkëpunimi brenda kornizës së Procesit të Berlinit mbetet një instrument thelbësor në këtë përpjekje. I iniciuar nga Gjermania, Procesi i Berlinit synon të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të kultivojë marrëdhënie të forta fqinjësore midis kombeve në rajon”- u përgjigjen nga kjo ambasadë.

Megjithatë, Deimel vlerëson se vendimi i tillë është një sinjal për popullin gjerman se qeveria e re federale dëshiron të thjeshtojë aparatin dhe duhet të bëjë kursime për arsye financiare. Nga ana tjetër, sipas saj, Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë (CDU)- konservator, ka marrë tani për herë të parë që nga viti 1966 Ministrinë e Jashtme Federale.

Ajo përkujton se sa ka qenë Angela Merkel kancelare është parë shpesh që kur ministria drejtohej nga Partia Demokratike e Lirë (FDP), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) dhe së fundmi nga të Gjelbrit nën kancelarin Olaf Scholz nga partia SPD, kishte një lloj gare mes ministrisë dhe Zyrës së Kancelarisë Federale.

“Por në fund të fundit, kjo e dobësonte Ministrinë e Jashtme, pasi vendimet kyçe merreshin në Kancelari. Tani, si Kancelaria Federale ashtu edhe Ministria e Jashtme janë në duart e CDU-së”- tha ajo.

Sipas saj, ministri i ri i Jashtëm, Johann Wadephul, mund ta përdorë këtë në favorin e tij dhe kjo mund t’i japë më shumë peshë punës së tij në politikën e jashtme nëse këto dy institucione bashkëpunojnë.

Deimel theksoi se Sarrazin ishte i përkushtuar ndaj të gjithë rajonit dhe punoi veçanërisht për të bërë përparim në kuadër të Procesit të Berlinit, megjithatë, mandati i tij “ishte disi i paqartë, diku mes diplomacisë dhe ndërmjetësimit”.

“Edhe pse kjo i dha atij njëfarë hapësire për veprim, nuk ishte aspak e lehtë për sa i përket përcaktimit dhe kufizimit të përgjegjësive të tij brenda aparatit qeveritar dhe gjithashtu në perceptimin e peshës së tij politike jashtë vendit”, shtoi ajo.

Në fund të fundit, Deimel thotë se Ministria e Jashtme nuk ka vetëm departamente të veçanta për Ballkanin Perëndimor, por edhe një përfaqësues të posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë, EFTA-n, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës (Michael Reiffenstuel që nga viti 2023), i cili raporton drejtpërdrejt te ministri i Jashtëm, si dhe ministrat e shtetit.

Portofoli i tyre, sipas saj, tani përfshin edhe Procesin e Berlinit, i cili u vendos sërish qartë në agjendë në marrëveshjen e re të koalicionit.

Frauke Seebass, analiste në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë thotë se shkarkimi i Sarrazinit në mesin e emisarëve të tjerë është ishte premtuar tashmë nga Merz në prag të zgjedhjeve.

“Pra, nuk është personale për rajonin!”, tha ajo.

Kurse, për çështjen e Kosovës dhe Serbisë ajo nuk mendon që mungesa e një emisari në vetvete do të ketë efekt, por ndryshimi i personaliteteve do të ketë.

“Në varësi të mënyrës se si do ta trajtojë Ministria e Jashtme Federale dhe kush do të jetë përgjegjës, ka të ngjarë të ketë një ndryshim në qasje – por është shumë herët për të thënë se si”- shtoi ajo, duke thënë se politika zyrtare e qeverisë ka qenë dhe vazhdon të mbështesë Emisarin e BE-së për Dialogun, duke përfshirë edhe dërgimin e personelit në ekipet negociuese dhe duke e shoqëruar atë si pjesë të formatit të QUINT.

A ndryshon qasja gjermane ndaj Kosovës me kancelarin Merz?

Kancelari i ri konservator, Friedrich Merz, sapo e ka marr mandatin për të qeverisur Gjermaninë.

Analistja Deimel vlerëson se me këshilltarin më të rëndësishëm për politikën e jashtme në Kancelarinë Federale, Günter Sautter, kancelari federal Friedrich Merz po sjell në kancelari një diplomat që ish-ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, e kishte emëruar drejtor politik të Ministrisë së Jashtme.

Sipas Deimel, Sautter ka qenë në Kosovë në tetor 2024 dhe për rrjedhojë ka pasur mundësi të krijojë një përshtypje në terren dhe të zhvillojë biseda të para politike. Kurse në anën tjetër, ministri i Jashtëm Wadephul është i njohur me rajonin e Ballkanit Perëndimor prej kohësh.

“Nga deklaratat e tij gjatë viteve të fundit, mund të konkludohet se ndryshimet kufitare (ende?) refuzohen dhe se pavarësia e Kosovës mbetet e padiskutueshme. Megjithatë, Wadephul e ka quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz “amator” kur ky i fundit deklaroi gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë në vitin 2022 se Serbia duhet ta njohë Kosovën si një parakusht për anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Përveç saj, ajo shtoi se së fundmi, Wadephul është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe, sipas asaj që ka arritur të kuptoj- bisedimet kishin të bënin ndër të tjera me marrëdhëniet serbo-gjermane.

“Serbia mbetet ende e rëndësishme për Berlinin në aspektin e sigurisë – dhe, ndër të tjera, ekonomikisht për shkak të litiumit. Fatkeqësisht, për aq sa di, Wadephul nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për protestat e vazhdueshme në Serbi. Në këtë drejtim, Aleksandar Vuçiq do të mund të vazhdojë të llogarisë në Berlinin”, mendon ajo.

Ndërsa në anën tjetër, Deimel ngreh shqetësimin për Kosovën duke thënë se fakti që është në një krizë politike që nga zgjedhjet e shkurtit dhe nuk po arrin të dalë nga kjo situatë e paqartë, po e dobëson gjithnjë e më shumë në kontekstin ndërkombëtar.

Sipas saj, veçanërisht në një kohë me sfida të mëdha për politikën e sigurisë, është e vështirë të “trajtohet pozitivisht një Kosovë që aktualisht është politikisht e paqëndrueshme dhe të mos përqendrohet edhe më shumë te një Serbi stabile”.

Deimel thotë se koalicioni qeverisës CDU/SPD i udhëhequr tani nga kancelari Merz është vetëm pjesërisht i përputhshëm me ideologjinë e partisë së Albin Kurtit- Vetëvendosjes, dhe si pasojë kjo e bën edhe më të rëndësishme që të mos humbet besimi në aftësinë e Kosovës për të vepruar politikisht dhe për të dëshmuar veten si një aktor i besueshëm politik në rajon.

“Bllokada aktuale politike e brendshme nuk ndihmon aspak. Kjo vlen në mënyrë të veçantë edhe për dialogun me Serbinë”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, Frauke Seebass vlerëson që është shumë herët për të vlerësuar nëse Merz do angazhohet më shumë ose me pak në rajon, megjithatë personalisht “nuk mendoj se vetë Merz do të përfshihet në rajon”.

“Ministri i Jashtëm Wadephul dhe ministri i tij i Shtetit, Krichbaum, kanë punuar prej kohësh në rajon dhe ka të ngjarë të marrin përsipër këtë portofol”, tha ajo.

Prapavija e emisarit gjerman

Manuel Sarrazin ishte i vetmi emisar gjerman në Kosovë që nga emërimi i tij në vitin 2022.

Nga fundi i gushtit 2024, Sarrazin sa ishte emisar u duk shpesh në Kosovë nëpër takime zyrtare. Saherë që erdhi la pas mesazhe jo fort të pëlqyeshme për Kosovën– gjë që ngjalli dyshimet se mos janë ftohur ngapak marrëdhëniet me Gjermaninë. Mos më pak, marrëveshja e Gjermanisë me Serbinë për litiumin sikur e forcoi këtë retorikë.

Herën e parë që erdhi në vitin e kaluar tha se “duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë” e në të fundit tha se “s’mund të prisni vetëm nga Gjermania”, por “punën e saj diplomatike duhet ta bëjë vetë Kosova”. E, një ndër më të rëndat, ishte deklarata e dhënë ndërmjet të dyjave, kur emisari gjerman tha se “Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit”.

Gjermania kishte ‘kërcënuar’ Kosovën me mospjesëmarrje nëse nuk e heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia. Sarrazin kishte thënë kjo ndalesë bllokon edhe punën e CEFTA-s.

Pak pe u lëshua një javë para Samitit të Berlinit, pasiqë siç bëri të ditur Kurti, që nga 7 tetori u ndryshua masa e sigurisë për mallrat serbe në Merdar, nga “e kufizuar” në “kontroll të shtuar”. Ky ndryshim, sipas tij, do të vlejë “derisa të sigurohen skanerët e tekonologjisë së lartë” për kontrollin e mallrave në kufi.

“Nëse nuk sillni rezultate më të mira deri te samiti më 14 tetor, jam i shqetësuar se nuk do të arrijmë qëllimin tonë…”, kishte thënë Sarrazin më 29.08.2024.

Vendimmarrja në CEFTA, ishte bllokuar për shkak se Qeveria do që Kosova të përfaqësohet si shtet që ka shpallur pavarësinë, e jo përmes misionit të OKB-së, UNMIK-ut. Por, në fund të kësaj një gjë e tillë ndryshoi pasiqë më pas u vendos që Kosova të përfaqësohet si shtet.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Ky proces fillimisht kishte nisur për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik.

Edhe pse janë nënshkruar marrëveshje, shumica prej tyre nuk janë zbatuar, ndërsa dialogu vazhdon të shihet herë si i “vdekur” e herë në “komë”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kosova News 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli
15:01 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?