KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Udogie, Gila, Ndoye dhe shumë të tjerë: Igli Tare po studion lëvizjet për ‘Milanin e ri’
Sport

Udogie, Gila, Ndoye dhe shumë të tjerë: Igli Tare po studion lëvizjet për ‘Milanin e ri’

Kosova News
Kosova News 11:25 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Milani ka nisur të mendojë më konkretisht për të ardhmen. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, ardhja apo jo e Igli Tares do të ndryshonte ndjeshëm planet e klubit.

Nëse drejtori shqiptar do t’i bashkohej kuqezinjve dhe në rast të një largimi të mundshëm të Theo Hernandez, një nga emrat që mund të merret në konsideratë për krahun e majtë është ai i Destiny Udogie nga Tottenham Hotspur.

Vëmendje gjithashtu edhe për Dan Ndoye, autori i suksesit të madh të Bolognës në Kupën e Italisë, si dhe Jens Odgaard, i cili ka treguar rritje të ndjeshme që nga janari 2024 deri më tani me fanellën kuqeblu.

Në repartin mbrojtës, Fikayo Tomori dhe Malick Thiaw pritet të largohen, ndaj drejtuesit do të duhet të gjejnë zëvendësuesit e duhur.

Preferenca e parë për Taren është Mario Gila nga Lazio, por në listën e tij ndodhen edhe Luiz Felipe, i cili ka pasur pak hapësira te Marseille pas aventurës në Al-Ittihad – si dhe emra të rinj si Pietro Comuzzo (që sapo ka rinovuar me Fiorentinën), Giovanni Leoni nga Parma dhe Diego Coppola i Hellas Veronës.

Për momentin, kthimi i Sergej Milinkovic-Savic në Itali mbetet vetëm një ëndërr, pasi ai paguhet 20 milionë euro në sezon nga Al Hilal. Por, në futboll asgjë nuk përjashtohet.

Në sulm, Milani ka kohë që ndjek Lorenzo Luccën, i cili pritet ta mbyllë sezonin me gola dyshifror. Gjithashtu është përmendur edhe Federico Chiesa, i cili po has vështirësi për të gjetur hapësira te Liverpooli, mes shumë yjesh, dhe dëshiron të rikthehet në qendër të vëmendjes në prag të Kampionatit Botëror – një garë që ish-sulmuesi i Juventusit dhe Fiorentinës dëshiron ta luajë me çdo kusht. 

Gjithashtu lexoni:

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale

Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll

Ballkani U21 shpallet kampion i Kosovës

Interi nis rinovimin e skuadrës: Zirkzee dhe Bonny për sulmin, në mbrojtje rikthehet në skenë Leoni

Carvajal konfirmon pa dashje nënshkrimin e Alexander-Arnold me Real Madridin

Kosova News 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
21:57 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
21:19 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?