Ndërsa sezoni 2024-25 po i afrohet përfundimit, bota e futbollit tashmë po e kthen vëmendjen te ceremonia e Topit të Artë të këtij viti.
Ndërsa para pak minutave është zbuluar edhe zyrtarisht data e mbatjes së ceremonisë së Topit të Artë.
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 22 shtator.
Përpara ceremonisë madhështore ku kurorëzohet fituesi i Topit të Artë, përpilohet një listë fillestare prej 30 kandidatësh për të nxjerrë në pah pretendentët për çmimin prestigjioz.
Théâtre du Châtelet në Paris do të presë përsëri ceremoninë e Topit të Artë në vitin 2025, duke vazhduar traditën e saj si vendi i evenimentit që nga viti 2019.
Vitin e kaluar, Rodri i Manchester Cityt fitoi çmimin individual më prestigjioz në futbollin botëror, duke lënë pas Vinícius Jr. të Real Madridit në një vendim të diskutueshëm që e shtyu anësorin brazilian dhe Los Blancos të bojkotonin çmimin në shenjë proteste.