KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krimet zgjedhore në Shqipëri, Policia kontrolle në pesë banesa
Lajme

Krimet zgjedhore në Shqipëri, Policia kontrolle në pesë banesa

Kosova News
Kosova News 12:35 -18/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Shqipëri ka zhvilluar një operacion të gjerë në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, ku janë ushtruar kontrolle fizike dhe në banesat e pesë shtetasve të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë Shtetit, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një sërë provash materiale, përfshirë fatura, kupona karburanti, lista zgjedhësish, një DVR, një armë manovër dhe pesë telefona celularë.

Operacioni u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në funksion të procedimit penal. Kontrollet u ekzekutuan në bazë të vendimit të datës 17 maj 2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, Policia bllokoi një telefon celular dhe sekuestroi në një ambient në pronësi të tij fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Ndaj shtetasve O. S., 38 vjeç, dhe T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, si dhe T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, u sekuestruan gjithashtu telefona celularë.

Ndërkohë, shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, iu sekuestruan një pajisje DVR, kupona nafte dhe një armë manovër.

Të pesë këta shtetas dyshohen për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme.

Policia e Shtetit vijon punën për garantimin e integritetit të proceseve zgjedhore dhe sjelljen përpara drejtësisë të çdo shtetasi të përfshirë në veprimtari të paligjshme. 

Gjithashtu lexoni:

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Kosova News 18/05/2025 18/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?