Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj demolimit të figurës së Komandant Lleshit në Komunën e Bujanocit, duke e cilësuar këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj gjithë komunitetit shqiptar në këtë rajon.
“Sulmi ndaj figurës së Komandant Lleshit është sulm ndaj çdo shqiptari të Komunës së Bujanocit. Demolimi i figurës së tij është demolim i çdo tentative për të ndërtuar barazi e drejtësi,” ka shkruar Kamberi në Facebook.
Ai ka theksuar se ky veprim është rezultat i politikave shoviniste, të cilat, sipas tij, vijnë si nga përfaqësuesit qendrorë të politikës serbe, ashtu edhe nga “satelitët e tyre lokal”.
Në fund të deklaratës së tij, Kamberi ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga organet e drejtësisë. “Ftoj organet e drejtësisë që të zbardhin rastin në plotni dhe ndaj sulmuesve të shqiptojnë dënimin e merituar!”.