KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?
Lajme

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

Kosova News
Kosova News 19:51 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas publikimit në media të një hulumtimi nga një media ku thuhet se pronari i njërës prej kompanive për përpunimin e nënprodukteve shtazore që e ka fituar kontratën në Ministrin e Bujqësisë, është një shtetas i Serbisë.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria e Kosovës i ka dhënë për interes publik fabrikën për trajtimin e mbetjeve shtazore një konsorciumi italiano-kosovar!”.

“Gjatë javëve që lamë pas, u përballëm me shpifje karshi funksionalizimit të Fabrikës së Përpunimit të Mbetjeve shtazore!  Shpifja e parë që u demantua ishte aludimi se gjoja, nuk ka bazë ligjore. E vërtetuam se baza ligjore ekziston. Shpifja e dytë ishte se kompania nuk ishte konzorcium. U vërtetua se është konzorcium!”, ka shkruar Peci.

Tutje Peci thotë se “kriteret e shpalljes për Operatorit Ekonomik ose konsorciumit që duhet të ketë përvojë në përpunim, kalkuloheshin qëllimshëm dhe me keqdashje si kosto dhe barrë e Qeverisë!”.

“Citohej gabim dokumenti që kërkonte vlerësimin e pronës në Ulpianë, të para dy viteve, i vendosej një aneks tjetër i një dokumenti dhe prezantohej si dokument për vlerësimin e tokës në Drenas ku një pjesë është moçal! Tash, kanë filluar të pavërtetat rreth shtetësive të aksionarëve! Qeveria e Kosovës, ka dhënë për shfrytëzim fabrikën në fjalë, një konzorciumi italiano-kosova”, thotë ai.

Peci thotë se “nuk është as në dorë të Ministrit e as të Ministrisë/Agjencisë që të jetë në rrjedha e të pretendojë të kontrollojë se kush kujt i shet apo i blen aksione në marrëdhënie kontraktuale”.

“Sfidojmë gazetarinë hulumtuese e cila është shumë e nevojshme në të tilla raste, që të gjejë se ku qëndron shkelja në procedurë të dhënies me qira dhe funksionalizimit të fabrikës. Procesi i regjistrimit në ARBK kërkon përfaqsues të kompanisë/konzorciumit, por nuk ka bazë ligjore që të kërkohet të dihet edhe nacionaliteti i aksionarëve të kompanisë/konzorciumit që regjistrohet”.

Ai thotë se “si ministër për sa më takon dhe di rreth kësaj teme, e për sa kam qenë i involvuar në këtë proces, nga dita e nesërme do të jem në çdo studio televizive, për ta sqaruar këtë temë”.

“Gjithashtu, të njëjtët le ta gjejnë bazën ligjore e cila mundëson eleminimin e konkurrencës në proces të shit-blerjes së aksioneve, për arsye të shtetësisë së një aksionari apo një tjetri”.

Ai thotë se “në asnjë shpallje publike, pavarësisht që nuk është serb njëri nga aksionarët, eliminimi i dikujt mbi bazën e përkatësisë etnike ose të shtetësisë do të përbënte qasje raciste, shkelje ligjore dhe vepër penale”.

“Nëse në vend të Muhamer Ragipoviq aksionari do ta kishte emrin Muhamed Ragipi, shqiptar i Luginës por shtetas i Serbisë, a do të kishte raportimi të njëjtin titull, insinuate dhe jehonë? Jo.  Atëherë pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari?”, ka shkruar Peci.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

Kosova News 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
KQZ-ja përfundon numërimin
11:30 -08/06/2026
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?