KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori britanik: E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë
Politikë

Ambasadori britanik: E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë

Kosova News
Kosova News 18:14 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur sot në Ambasadën Britanike në Prishtinë kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori britanik theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe rolin e Gjykatës Speciale  në sigurimin e drejtësisë dhe zbardhjen e të vërtetës për të gjitha viktimat e krimeve të luftës.

Ai përkujtoi përkushtimin që Kosova tregoi që në themelimin e gjykatës në vitin 2016, si një akt i rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe adresimin e krimeve të së kaluarës.

“Siç e mbështetëm Kosovën në vitin 1999, ne vazhdojmë ta mbështesim sot përmes përkrahjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së Dhomave të Specializuara, të cilat janë një pjesë integrale e sistemit të saj ligjor”, tha ambasadori.

Ai gjithashtu nënvizoi ndjeshmërinë e mandatit të kësaj gjykate, por theksoi se aftësia e saj për të komunikuar me qytetarët e Kosovës nuk duhet të kufizohet.

“E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë”, ka shkruar ambasadori.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, po qëndron në Kosovë ku ishte paraparë të mbajë edhe një konferencë për shtyp, por ajo të martën është anuluar për arsye sigurie, pas protestës së organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) para hotelit ku pritej të mbahej ngjarja.

Sipas një deklarate zyrtare nga Dhomat e Specializuara, vendimi për anulimin e konferencës u mor në interes të sigurisë publike dhe bazuar në këshillën e Policisë së Kosovës.

Gjatë protestës, veteranët hodhën tym të zi dhe brohoritën “UÇK, UÇK”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vizitës së Trendafilovës. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e cilësoi vizitën si “të papranueshme dhe fyese”, duke e akuzuar Gjykatën Speciale për qasje arrogante dhe për shtrembërim të historisë kombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

Kosova News 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?