Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Hipertensionit, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Pejë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Pejë, ka nisur organizimin e aktiviteteve vetëdijesuese dhe shëndetësore për qytetarët.
Gjatë këtyre aktiviteteve, qytetarëve u janë ofruar shërbime falas të matjes së tensionit arterial dhe nivelit të glikemisë, me qëllim të identifikimit të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.
Qendrat shëndetësore theksojnë rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të hipertensionit, si një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.