Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujton 26-vjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi. Kosova nuk harron!”, shkroi në fb presidentja Osmani.