KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”
Siguri

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

Kosova News
Kosova News 10:32 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca fillestare e rigjykimit për rastin e njohur si “53 milionëshi” është ndërprerë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi mbrojtja e njërit nga të dyshuarit ka kërkuar largimin e kryetares së trupit gjykues.

Në këtë proces gjyqësor, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në lidhje me pagesën e shumëpërfolur prej 53 milionë euro ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”. Së bashku me të, të akuzuar në këtë rast janë edhe zyrtarët Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, si dhe ish-këshilltari politik i Lekajt, Eset Berisha.

E avokatja e këtij të fundit, Teutë Xhema, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Violeta Namani nga drejtimi i këtij rasti, për siç tha “dyshimit për mungesë të paanshmërisë” dhe “shtrembërim të provave materiale dhe personale”.

Pas kësaj kërkese, kryetarja e trupit gjykues u tërhoq për konsultime me dy anëtarët e tjerë të trupit, Valon Kurtaj dhe Rrahman Beqiri, dhe më pas vendosi që seanca të ndërpritet.

Gjykata do të njoftojë palët në ditët në vijim për vendimin lidhur me kërkesën për përjashtim të gjyqtares dhe për hapat e mëtejshëm në këtë proces.

Rasti i njohur si “53-milionëshi”, ku ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie ishin shpallur fajtorë në shkallën e parë, është rikthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kjo pason vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila në muajin shkurt të këtij viti e anuloi aktgjykimin dënues, duke konstatuar se gjatë shqyrtimit paraprak janë bërë gabime procedurale dhe ka pasur vlerësim të pasaktë të provave. Si rezultat, rasti do të trajtohet nga e para në një proces të ri gjyqësor.

Gjithashtu lexoni:

Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici

PAMJE EKSKLUZIVE – Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore

Kosova News 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi
18:37 -14/05/2025
Ambasadori britanik: E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë
18:14 -14/05/2025
Barcelona do të largojë tetë lojtarë gjatë verës
18:07 -14/05/2025
Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen
18:04 -14/05/2025
Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri
17:51 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?