KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
Lajme

Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez

Kosova News
Kosova News 21:17 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, me të cilin ka zhvilluar një takim për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe krizën institucionale që po e përballon Kosova.

Në këtë takim, kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin Westerlund për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale dhe për propozimin konkret të kësaj partie për krijimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, të cilën e cilësoi si një zgjidhje të përkohshme, të përgjegjshme dhe të nevojshme për të tejkaluar bllokadën institucionale dhe për t’iu ofruar qytetarëve një zgjidhje funksionale ndaj problemeve të përditshme.

Abdixhiku theksoi se bllokada institucionale, e cila ka çuar në dështimin e mbledhjeve të Kuvendit për të 15-tën herë radhazi, është e papranueshme dhe po ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke minuar funksionalitetin e shtetit dhe besimin në institucionet publike.

“Zgjatja e kësaj situate po rëndon jetesën e përditshme dhe po e bën shtetin jofunksional. Propozimi ynë është një rrugëdalje e arsyeshme që mund të rikthejë stabilitetin dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të drejta në një ambient të qetë institucional,” tha Abdixhiku.

Në takim u trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit bilateral, ku kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia ka dhënë dhe po jep për Kosovën në proceset demokratike dhe zhvillimore.

Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës gjatë proceseve të saj.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?