KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skema e fajdes në Prizren: Nga 3 mijë euro në borxhe marramendëse – dy persona nën aktakuzë
Siguri

Skema e fajdes në Prizren: Nga 3 mijë euro në borxhe marramendëse – dy persona nën aktakuzë

Kosova News
Kosova News 15:12 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve E.K., dhe B.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 26.03.2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, gjithashtu i akuzuari E.K., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe i akuzuari B.K., ka kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, nga muaji shkurt i vitit 2021, e në vazhdimësi, në Prizren, të akuzuarit E.K., dhe B.K., kontraktojnë një shumë dukshëm jopropocionale në këmbim të shërbimit për të dëmtuarin E.G., duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, papërvojën ose paaftësinë për të kuptuar pasojën, në atë mënyrë që i dëmtuari, fillimisht takohet me të akuzuarin E.K., nga i cili kërkon 3000 € (tre mijë euro) borxh, me afat kthimi brenda dy muajve. Me rastin e dhënies së borxhit, i akuzuari E.K., e ngarkon me kamatë mujore në shumë prej 650 € (gjashtëqind e pesëdhjetë euro). Në pamundësi për ta kthyer borxhin, i akuzuari E.K., përsëri i jep të dëmtuarit edhe 2500 € (dymijë e pesëqind euro), të cilat para i kishte marrë nga xhaxhai i tij, i akuzuari B.K., duke e paralajmëruar të dëmtuarin, se për këtë shumë do të paguaj kamatë mujore në shumë prej 500€ (pesëqind euro). Meqenëse i dëmtuari, nuk arrin të paguaj borxhin së bashku me kamatën që i kërkohet, të akuzuarit ia rrisin vlerën e kamatës mujore në vlerë prej 1150€ (njëmijë e njëqind e peshëdhjetë euro). Përsëri në pamundësi të pagesës, të pandehurit, ia jepin të dëmtuarit edhe 2000 € (dymijë euro), ku i dëmtuari nga muaji shkurt i vitit 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2025, ka paguar kamatë mujore në shumë prej 1650 € (njëmijë e pesëqind euro), e cila kamatë arrin vlerën mbi 25.000€ (njëzetë e pesë mijë euro). Me datë 18.03.2025 rreth orës 23:02 min, i akuzuari E.K., i dërgon sms të dëmtuarit duke i thënë se i ke borxh 13,650 € (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro) ose e bartë banesën tek noteri në emrin e tij. Me pas, me datë 26.03.2025 takohen në Prizren, dhe pas bisedës rreth borxheve dhe kamatës, të akuzuarit nga i dëmtuari marrin edhe 10,000 € (dhjetëmijë euro) me ç’rast intervenon policia dhe të njëjtit arrestohen. Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i akuzuari E.K., me datë 26.03.2025, posedon në kundërshtim me ligjin për armët, pistoletën “Pjetro Bereta Gardone”, dhe 13 fishekë, pas kontrollimit të automjetit “Mercedes 2024”C, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur edhe 1 pushkë ajrore dhe 1 fishekë i armës së gjatë, si dhe 42 fishekë të pistoletës 9×19 mm dhe 1 karikator i zbrazët. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari B.K., me datë 27.02.2025, në kohë të pacaktuar, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete përdorë forcën duke detyruar të dëmtuarin E.G., të kryej ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i njëjti nuk ka qenë në gjendje ta realizoj kthimin e borxhit që ka rezultuar nga dhënia e fajdesë dhe interesin jo proporcional, në mënyrë të dhunshme ia merr automjetin Golf VII, ku i dëmtuari pastaj detyrohet të marr një automjet Golf VI në Rent A Car, për ta kthyer automjetin e tij. Po ashtu, në mënyrë të dhunshme ia heq nga dora orën të dëmtuarit, në vlerën prej 1300 € (njëmijë e treqind euro), si dhe kërcënon se nëse nuk i pagan borxhet dhe kamatat e lartcekura, do të shkojnë tek noteri për ta bartur banesën e të dëmtuarit në posedim të tij. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu, prokurori i rastit ka propozuar të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjetit dhe objektit me të cilën është kryer vepra penale si dhe përfitimeve nga kryerja e veprave penale, duke përfshirë shumën në total 18.050 € ( tetëmbëdhjetë mijë e pesëdhjetë euro), automjetin “Mercedes”, armë, telefona etj.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?