Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar për një takim të përbashkët liderët e partive poltike.
Ky takim pritet të mbahet ditën e enjte me datën 15 maj. Deri më tani pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar shumica e partive politike.
E deputetja Emelije Rexhepi ka reaguar pas ftesës së presidentes Vjosa Osmani për një takim me liderët politikë.Ajo ka theksuar rëndësinë e respektimit të institucionit të presidentes.
“Patjetër duhet me respektuar presidenten,” ka deklaruar Rexhepi.
Takimi midis Osmanit dhe liderëve politikë pritet të mbahet mbas seancës së 16-të të Kuvendit.