Shpresat e Real Madridit për të mbrojtur titullin në La Liga kanë pësuar një goditje të rëndë pas humbjes dramatike 4-3 ndaj Barcelonës në El Clasicon e së dielës.
Me vetëm tre ndeshje të mbetura, ‘Los Blancos’ tani ndodhen shtatë pikë prapa rivalëve të përjetshëm, duke e bërë misionin për titull thuajse të pamundur.
Situata është përkeqësuar më tej nga dëmtimet e dy lojtarëve kyç: Vinicius Jr dhe Lucas Vazquez. Braziliani u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të takimit për shkak të një ndrydhjeje në kyçin e këmbës së majtë.
Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Nga ana tjetër, Vazquez ka pësuar një tërheqje muskulore në muskulin e majtë pectineus.
Këto zhvillime e vendosin trajnerin Carlo Ancelotti përballë sfidave të reja, ndërsa skuadra përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Mallorcës, që do të zhvillohet të mërkurën dhe dy lojtarët nuk do të luajnë në këtë takim, por rrezikojnë të mos paraqiten fare këtë sezon.
Një fitore në këtë përballje do t’i mbante ende gjallë shpresat për titull, sado të vogla, dhe do të shënonte suksesin e tretë radhazi në shtëpi, pas fitoreve ndaj Athletic Bilbaos dhe Celta Vigos.
Në anën tjetër, një tjetër hap fals nga madrilenët do t’i hapte rrugën Barcelonës drejt kurorës së kampionëve, ndërsa katalanasit pritet të përballen me Espanyolin të enjten